web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mundësi e artë për Asllanin, dëmtohet titullari i Interit

15 Shtator 2022, 16:30, Sport CNA
Mundësi e artë për Asllanin, dëmtohet titullari i Interit
Kristjan Asllani

Një lajm i keq ka ardhur për Simone Inzagin tri ditë para ndeshjes kundër Udinezes, ndeshja e fundit para pushimit për kombëtaret.

Hakan Calhanoglu nuk do të jetë për shkak të një shpërqëndrimi muskulor në kofshën e majtë, të theksuar nga testet instrumentale që iu nënshtrua sot në Humanitas. Klubi zikaltër ka bërë me dije që gjendja e mesfushorit turk do të rivlerësohet në javën e ardhshme.

Mungesa e tij do të sjellë shpresë për disa minuta për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani. Duhet parë vendimi i Inzagit, nëse do të zgjedhë Asllanin apo Mkhitarian. 





Lajmet e fundit nga