Sfida me Teutën, Shehi: Ky është vetëm fillimi, kemi ndryshuar totalisht
Tirana do të ndeshet në javën e pestë të Superiores pë...

Skënderbeu e pëson që në javën e dytë, mbetet pa trajner dhe zv.trajner. Migen Memelli dhe Gentjan Liçi janë pezulluar me 8 dhe 10 ndeshje nga aktiviteti për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Vendimi i dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës fut në siklet korçarët, pasi do t’u duhet të qëndrojnë gjatë me pankinën bosh.
Nëse për trajnerin e parë dënimi vjen i reduktuar (do të mungojë vetëm 4 javë, paçka se do të jetë në provë për 6 muaj), për të dytin nuk ka “skonto”. Ai ka vetëm të drejtën që pas 5 ndeshjesh, të konvertojë në para gjysmën tjetër të dënimit.
Presidenti Ardjan Takaj e quan të tepërt këtë dënim, por njëkohësisht shprehet i zhgënjyer edhe nga sjellja e përfaqësuesve të klubit të tij. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, pret që Skënderbeu të jetë shembull i sjelljes së mirë dhe korrektesës.
“Po, jam njohur me vendimin e dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës dhe të them të drejtën nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk prisja dënim për këtë gjë. Nuk e di se çfarë ka shkruar zyrtari i ndeshjes në relacionin e përgatitur dhe as se çfarë ka ndodhur në korridore apo dhoma zhveshjesh. Por me sa pashë unë në fushë, nuk ndodhi asnjë sjellje jashtë rregullave dhe nuk kishte asgjë për dënim. Ndoshta Korça është e qetë deri në atë pikë, ku gjithkush mund të bëjë çfarë të dojë dhe të mos ketë asnjë pikë pendese për vendimet që merr. Nga ana tjetër, edhe në momentet kur ka incidente të vogla në Korçë, u bëjnë më shumë përshtypje zyrtarëve, sesa një situatë shumë herë më e rëndë në qytete të tjera. Edhe kjo, për vetë faktin se Korça është e qetë dhe shembull i rregullsisë dhe korrektësisë”, u shpreh si fillim presidenti i klubit korçar.
Më pas ai shtoi: “Ne jemi përballur në fusha të tjera me gjëra shumë herë më të rënda dhe shumë herë më të dënueshme, por nuk ka pasur asnjë lloj dënimi. Kjo është ajo që më bën të mendoj se gjithçka e pësojmë në kurriz, edhe korrektësinë. Jam i zhgënjyer nga ky vendim, por disi edhe nga stafi i klubit tim. Nuk kanë përse të sillen ashtu apo të nxehen në qoftë se ka pasur ofendime, pasi ju thashë që nuk kam qenë poshtë dhe nga tribuna në fushë gjithçka m’u duk korrekte. Por kurrsesi trajnerët nuk duhet të humbasin qetësinë dhe të veprojnë ndryshe, pasi janë atje për të dhënë të parët shembullin te futbollistët. Tani nuk mund të them dot nëse do të apelojmë vendimin apo jo. Do të qetësohemi dhe të diskutojmë qetësisht me stafin”, përfundoi Ardjan Takaj.
Tirana do të ndeshet në javën e pestë të Superiores pë...
PSG mposhti 1-3 Maccabin në Izrael falë bashkëpunimit ...
Trajneri i ri i Kukësit, Enkeleid Dobi, nuk kërkon të humbë ...
Dje Partizani u përball me disa lajme të mira, pasi nj...
Sevilla arriti një barazim të trishtë pa gola në vizitën e t...
Skënderbeu e pëson që në javën e dytë, mbetet pa trajn...
Liga e Europës rikthehet dhe në javën e dytë të saj nuk do t...
Humbja 1-2 përballë Benfikës zhyt në krizë të thellë Juventu...
Ashtu siç edhe pritej, Armando Broja ka marrë më shumë besim...
Janë mbyllur 7 ndeshjet e fundit për xhiron e dytë në fazën ...
Sezonin e kaluar i dhuroi Bolognës një gol, që i kushtoi I...
Antonio Konte nuk është nga ata trajnerë që tolerojnë ...
Janë mbyllur pjesët e para, në sfidat e grupeve në Ligën e...
Zvonimir Boban ishte pranishëm mbrëmjen e sotme në lan...
FSHF-ja ka organizuar sot në stadiumin “Air Albania" një c...
Një yll i ri në futboll, me origjinë shqiptare, duket se p...
Merkatoja e verës për sulmuesin e Kombëtares, Armando Broj...
Milani ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Cha...
Reali i Madridit dhe Lajpcig, do të përballen duke filluar...
Çelsi luan sot një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...