web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milan gjen në Portugali zëvendësuesin e Tonalit

25 Qershor 2023, 17:41, Sport CNA

Milan gjen në Portugali zëvendësuesin e Tonalit

Sandro Tonali pritet të zyrtarizohet te Neëcastle në Premier League, teksa u shit nga Milan plot 70 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera në formë bonuses.

Tashmë me shitjen e italianit te Milan kanë nisur të kërkojnë një zëvendësues. Drejtuesit kanë “peshkuar” në Portugali te kampionët e Benficas. Bëhet fjalë për Florentino, i cili ka zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën portugeze.

Kuqezinjtë i pëlqejnë shumë karakteristikat e 23-vjeçarit dhe janë të gatshëm të transferojnë mesfushorin në “San Siro”. Benfica do të lejonte shitjen e tij nëse në arkat e portugezve do të “derdheshin” jo më pak se 30 milionë euro, por italianët tentojnë që ta blejnë për 25 milionë euro.

Florentino
Florentino




Lajmet e fundit nga