52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Një 11-she e pabesueshme yjesh do të rreshtohen në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm. Vendi i Lindjes së Mesme po nis një revolucion të vërtetë për të ndryshuar peshën e futbollit vendës në arenën ndërkombëtare duke bërë një shifër të lartë shpenzimesh në një përpjekje për ta bërë Ligën e tij Pro një nga kampionatet më të tërheqëse.
Kristiano Ronaldo ishte lojtari i parë që u largua nga Europa për në Arabinë Saudite, duke iu bashkuar Al-Nasrit në janar pas largimit nga Mançester Junajtidi. Portugezit, më vonë iu bashkua Karim Benzema, i cili vendosi kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Real Madridin për t’u bashkuar me Al-Itihadin.
Nëse ish-shokët e skuadrës në “Bernabeu” do të bashkoheshin përsëri në një 11-she të Ligës Pro të Arabisë Saudite, ata do të krijonin një dyshe të frikshme. Atyre mund t’u bashkohet edhe Bernardo Silva, i cili është objekt i një tjetër klubi saudit.
Ylli portugez sapo ka ndihmuar Mançester Sitin që të fitojë tripletën dhe po shijon kulmin e formës së tij. Por portugezi nuk është asi i vetëm i Premier Ligës që së shpejti mund të luajë në Gjirin Persik.
Dyshja e Çelsit, Kallëm Hadson-Odoi dhe shoku i skuadrës, Hakim Zijeh, janë të dy të kërkuar nga klubet saudite, me transferimin tek Al-Nasri të këtij të fundit pothuajse të përfunduar.
Një tjetër ish-lojtar që luante në “Stamford Bridge” do të zinte me patjetër një vend në mesfushë: N’Golo Kante kompletoi një transferim me parametër zero tek AlItihad këtë javë.
Dhe francezit mund t’i bashkohet në zemrën e këtij formacioni ish-kapiteni i Uolvesit, Ruben Neves, i cili do t’i kushtojë 50 milionë paund Al-Hilalit.
Në mbrojtje ka edhe një tjetër lojtar të Çelsit si Kalidu Kulibali, gjithashtu i destinuar për t’u transferuar tek Al-Hilali, pasi ra dakord për një kontratë fitimprurëse.
Afrikani mund të luajë përkrah dy lojtarëve që janë pa kontratë si Met Doherti, i cili është në kërkim të një klubi të ri, vetëm gjashtë muaj pasi iu bashkua Atletikos nga Totenhemi.
Ndërsa Jerri Mina kërkohet nga skuadrat saudite pas largimit nga Evertoni. Pozicioni i portierit do të plotësohet nga Eduard Mendi. Senegalezi humbi balotazhin me Kepën për të qenë titullar i Çelsit sezonin e ardhshëm dhe pritet ta vijojë karrierën tek Al-Ahli.
UEFA vepron me dorë të hekurt kur bëhet fjalë për trukime dh...
Nën drejtimin e Luis de la Fuentes, Spanja u rikthye te një ...
Vera për Juventusi ka nisur me shumë pikëpyetje, pas një sez...
Tirana ka qenë mjaft aktive në këtë sesion të merkatos së ve...
Rafael Benitez u shkarkua para 18 muajsh nga Everton për shk...
Struga përmbylli një sezon fantastik duke shkruar historinë ...
Markus Turam mund të quhet futbollisti më i ri i Interit. Su...
Kur flasim për rekorde emri i Bajernit gjendet aty, por nëse...
Aldo Teqja është zyrtarisht një futbollist i Flamurtarit. K...
Serxhio Buskets është zyrtarisht një futbollist i Inter Majm...
Pas Rodrigos, në deklaratë mbi mundësinë që Karlo Ançeloti t...
Ruben Neves, mesfushori 26-vjeçar, është bërë këtë të premte...
Egzon Bejtullai ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë...
Shenja paqeje mes Juventusit dhe UEFA-s. Pas një hapi të par...
Fanella me numrin “7” ka një domethënie speciale në Old Traf...
Eros Grezda është zyrtarisht lojtari më i ri i Partizanit. S...
Sipas raportimeve italiane, Sandro Tonali nuk ka dashur të...
Alvin Karaqi, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka fituar meda...
Vioresin Sinani u rikthye gjatë verës së kaluar te Vllaznia ...
Sulmuesi Mirlind Daku është pajisur me pasaportë shqiptare...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...