web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mehmeti: Të mërzitur ndaj Polonisë, por të fitojmë me Ukrainën

29 Mars 2026, 14:43, Sport CNA

Mehmeti: Të mërzitur ndaj Polonisë, por të fitojmë me

Anis Mehmeti shprehu keqardhjen për humbjen ndaj Polonisë.

Në një intervistë për FSHF TV, ai nënvizoi faktin se Shqipëria bëri një paraqitje të mirë, ndërkohë që vlerësoi maksimalisht miqësoren me Ukrainën.

“Normalisht që kemi të mërzitur sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Polonisë, kemi krijuar disa raste të pastra për gol. Ndaj Ukrainës, edhe pse është miqësore, çdo ndeshje e Kombëtares është shumë e rëndësishme dhe ne do të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Ukraina është një skuadër shumë e fortë dhe unë zotohem nëse do më jepet mundësia të luaj do të jap maksimumin në çdo moment. Grumbullimi në Kombëtare është krenari shumë e madhe për mua dhe familjen time. Është e qartë që jemi të mërzitur akoma për rezultatin e ndeshjes së fundit, jemi duke punuar shumë për të zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Ukrainës. Siç e thashë, ndonëse është miqësore, ne duam të tregojmë vlerat tona dhe të marrim një rezultat pozitiv”, u shpreh Mehmeti nga Valencia.





Lajmet e fundit nga