Bayern Munich projekton rikthimin e bujshëm në stol
Rezultatet negative mund të sjellin ndryshimin e trajnerit t...
Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të sfidës së nesërme kundër Laçit, e vlefshme për javën e 24-t të Superiores. “Blutë” janë skuadra e momentit në kampionat, ku kanë arritur 3 fitore radhazi dhe nesër synojnë një tjetër sukses, që t'i afrohen akoma më shumë zonës “Final 4”.
“Laçi është një kundërshtar që e ka treguar me rezultate se po kalon një formë shumë të mirë. Kemi pasur edhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me të. E kemi vlerësuar Laçin dhe do të bëjmë maksimumin. Do të ndryshojmë filozofi, duke iu përshtatur kundërshtarit për të kërkuar pikë. Do të jetë e vështirë.
Skuadra ka një grup të mirë. Kemi mungesën e Vilës, që ka pasur një rritje progresive dhe më vjen mirë. Por kemi lojtarë në grup që mund ta zëvendësojnë, mentaliteti jonë është që të bëjmë grupin. Kemi edhe problemin e Andonit që ka pasur shqetësime, por edhe të Qefalisë. Stafi mjekësor po punon që këtij të fundit të mos i bëhet problem kronik, ndaj dhe do të jetë jashtë këtë ndeshje.
Skuadra më pëlqen në aspektin psikologjik. Më pëlqen mënyra si ka reaguar në ndeshjet e fundit. Nuk kemi injektuar presion, por kemi kërkuar që të jepet maksimumi në ndeshjen e radhës. Duhet përqendrimi vetëm aty, sepse ky kampionat nuk të jep mundësi të mendosh shumë gjatë. Me një ose dy fitore ngrihesh lart, me një apo dy humbje shkon në zonën e kuqe.
Më vjen mirë që grupi e ka kuptuar se është çdo gjë e vështirë dhe nuk duhet të kalosh në eufori. Nuk ka shumë diferenca, të gjitha skuadrat nuk kanë stabilitet.
Kemi punuar shumë bashkarisht, kemi analizuar gjithçka me hollësi për mënyrën si i humbisnim ndeshjet. Më shumë për gabime individuale. Kemi pasur oshilacione gjatë dy fazave të para, sidomos kur kemi qenë në avantazh. Kemi rritur besimin te njëri-tjetri dhe kemi shkuar aty ku duhet për sa i përket lojës. Kemi pasur situata të mira edhe më parë, por jemi ndëshkuar, sepse nuk kemi menaxhuar mirë 90 minutat. Në ndeshjen e fundit reaguam mirë dhe kjo është meritë e lojtarëve.
Një barazim në Laç? Duhet të presim 90 minutat, të shohim si do të interpretohet nga skuadra kjo ndeshje. Do të hyjmë në fushë vetëm për fitore”, ka thënë mes të tjerash Mehmeti.
Rezultatet negative mund të sjellin ndryshimin e trajnerit t...
Jurgen Klinsmann, nuk është më trajner i Koresë së Jugut. I...
Është marrë vendimi për arbitrat e derbit të kryeqytetit, me...
Sot do të luhet derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tira...
Kanë përfunduar 4 ndeshje, të vlefshme për turin e 1/16 të E...
Crystal Palace, i shqetësuar për Roy Hodgson. Klubi ka njoft...
Rey Manaj po kalon një formë të shkëlqyer, ndoshta më të mir...
Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund...
Mirlind Daku, realizoi golin e parë me fanellën e Rubin Kaza...
Të gjithë janë të bindur se Manchester City do të ndëshkoh...
Jurgen Klinsmann është shumë pranë shkarkimit nga detyra e t...
Robert Jarni nuk është më trajner i Kroacisë U-17. Ajo që ...
Derbi Partizani-Tirana, përveç fushës, dhuron spektakël edhe...
Tirana do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit këtë...
FIFA ka publikuar këtë të enjte, renditjen e përditësuar t...
Kjo e premte rezervon një nga vitrinat e futbollit shqiptar,...
Pas përfundimit të hidhur të eksperiencës së tij te Roma, që...
Kohët e fundit po përflitet shumë për një largim të mundshëm...
U luajtën këtë të mërkurë dy ndeshje të Champions League, pë...
Ernest Muçi luajti të hënën ndeshjen e tij të parë me fanell...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...