Spektakli i garantuar, zbulohet sa bileta janë shitur për derbin Partizani-Tirana
Derbi Partizani-Tirana, përveç fushës, dhuron spektakël edhe...

Robert Jarni nuk është më trajner i Kroacisë U-17. Ajo që ndodhi me ish-yllin e futbollit dhe kapitenin e kombëtares kroate është absolutisht absurde. Jarni u shkarkua për shkak të simpatisë së tij ndaj Betis Sevilla. Trajneri 55-vjeçar kishte luajtur për klubin spanjoll si futbollist, pas qëndrimit në Itali mes Barit, Torinos dhe Juventusit. Nga viti 1995 deri më 1998 me bardheblutë iberikë, Jarni nuk e ka harruar kurrë atë eksperiencë te Betis, skuadër e cila do të jetë kundërshtari i radhës i Dinamo Zagrebit në “play-off” e Ligës së Konferencës.
Jarni gjatë një interviste për gazetën kroate “Ve?ernji list” tha: “Kë do të mbështes? Betis është klubi im, kam kaluar tri vite të mrekullueshme atje, nuk kam luajtur për Dinamon. Nuk e di kush mund të më fajësojë mua për këtë. Në të njëjtën kohë, unë jam një tifoz i Hadjuk”. Fjalë që duket se nuk i kanë pëlqyer Federatës Kroate të Futbollit, e cila me një deklaratë e ka larguar zyrtarisht trajnerin nga kombëtarja U-17.
Jarnit iu besua detyra për të zhvilluar më mirë brezin e ri të talenteve në futbollin kroat. Një traditë që ka qenë gjithmonë pozitive dhe e suksesshme, e cila me kalimin e viteve ka parë që disa kampionë të futbollit evropian të lulëzojnë në ekipet e ndryshme të të rinjve të klubeve kroate.
Deklarata e shkarkimit, pavarësisht punës së shkëlqyer të Jarnit, ishte e menjëhershme: “Me vendim unanim të komitetit ekzekutiv të Federatës Kroate të Futbollit, Robert Jarni është liruar nga detyra e trajnerit të kombëtares kroate U-17, pas deklaratave të papërshtatshme në media. Komiteti Ekzekutiv mbështet të drejtën e çdo individi, duke përfshirë të gjithë futbollistët, përfshirë ata të kombëtares, për të mbështetur cilindo klub që dëshiron, edhe kundër klubeve kroate në Evropë, edhe nëse diçka e tillë nuk konsiderohet e dëshirueshme”.
Federata vazhdon në shënimin e saj: “Është e papërshtatshme, e padëshirueshme dhe e papranueshme që një person që drejton një ekip kombëtar kroat të mos mbështesë hapur asnjë klub kroat në një kompeticion evropian. Promovimi i unitetit brenda familjes kroate të futbollit është një kusht pa të cilin asnjë shtetas kroat nuk mund të menaxhojë një ekip me sukses”.
Një shënim absolutisht i qartë që nxjerr në pah mendimin dhe reflektimin e të gjithë federatës për këtë çështje: “Ne e konsiderojmë këtë lloj vendimi të vetmin korrekt për të mbrojtur unitetin e familjes së futbollit kroat”.
Derbi Partizani-Tirana, përveç fushës, dhuron spektakël edhe...
Tirana do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit këtë...
FIFA ka publikuar këtë të enjte, renditjen e përditësuar t...
Kjo e premte rezervon një nga vitrinat e futbollit shqiptar,...
Pas përfundimit të hidhur të eksperiencës së tij te Roma, që...
Kohët e fundit po përflitet shumë për një largim të mundshëm...
U luajtën këtë të mërkurë dy ndeshje të Champions League, pë...
Ernest Muçi luajti të hënën ndeshjen e tij të parë me fanell...
Lazio – Bayern Munich dhe PSG – Real Sociedad janë dy takime...
Brajan Gruda, është 19 vjeç, luan për Mainz dhe Silvinjo shp...
Ralf Rangnick ka dalë si kandidat surprizë për të zëvendësua...
Nuk shënoi në fitoren 3-1 të Manchester City-t ndaj Copenhag...
Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren e parë të muajit ...
Dy futbollistë të futsallës kanë zgjedhur të lënë Shqipërinë...
Klubi turk, Sivasspor, ka bërë një lëvizje të zgjuar me afri...
Uerdi Mara nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Keciorengucu ...
Skënderbeu luan një ndeshje shumë të rëndësishme në fundjavë...
Partizani vazhdon përgatitjet për një ndeshje shumë të rëndë...
Karim Benzema nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Al Ittihad...
Shkëputja në krye të renditjes, ka qetësuar jo pak Simone In...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...