web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia/ FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar

2 Tetor 2024, 14:21, Sport CNA
Marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia/ FSHF mirëpret Turneun
Turneu Ballkanik, Burimi: FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n do të zhvillojë turneun ballkanik të futbollit të të amputuarve. Turneu do të zhvillohet nga data 16-18 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshje direkte me sistemin 9×9. Ekipi që do të grumbullojë më shumë pikë në fund të ndeshjeve do të shpallet kampion i turneut.

Ky organizim vjen në kuadër të strategjisë së përgjegjësisë sociale të federatës, e cila synon të sjellë futbollin më pranë komunitetit dhe të rrisë ndërgjegjësimin për kauza të rëndësishme sociale.

Balkan Region Amputee Tournament:

Shqipëri – Turqi 16.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Turqi – Kosovë 17.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Shqipëri – Kosovë 18.10.2024 10:00 Shtëpia e Futbollit./CNA





Lajmet e fundit nga