35 vjetori i PS-së/ Berisha: Mitingu i djeshëm shënoi fundin e partisë së krimit
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...
Ka më pak se një javë që është stacionuar në Turqi, por akoma nuk e beson që hodhi hapin e madh në karrierë. Uerdi Mara ndihet i emocionuar për këtë lëvizje, që e sheh si “trampolinë”. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 23-vjeçari rrëfen si u bind që të shkonte tek Ankara Keçiorenguçu. Jo pak ka ndikuar edhe biseda me Jurgen Bardhin, të cilin tashmë e ka shok ekipi. Nuk kishte si të mos fliste për ndarjen e vështirë që pati me Skënderbeun dhe me bindje e thotë që do të rikthehen menjëherë në elitë.
Një eksperiencë e re fillon për Uendin. I emocionuar?
Emocionet janë të pashmangshme, sidomos kur bëhet fjalë për një aventurë të re. Akoma nuk jam mësuar me idenë, pasi kjo është eksperienca ime e parë larg Skënderbeut dhe mbi të gjitha jashtë Shqipërisë. E kam pritur shumë këtë moment dhe më në fund erdhi. Dua ta shfrytëzoj në maksimum këtë mundësi.
Si e pritët këtë transferim?
Për t’u treguar i sinqertë, një transferim jashtë Shqipërie e kam pritur gjatë. Ka qenë ky objektivi im kryesor dhe ajo çka më motivonte dhe më shtynte gjithnjë e më shumë të jepja çdo ditë maksimumin, si në stërvitje dhe në ndeshje. Në dijeninë time ka pasur interesime hera-herës, por për fat të mirë ky ishte momenti i duhur.
Çfarë ju bindi që të shkonit në Turqi?
Sapo mora vesh interesimin e madh që kishte Ankaraja për mua, u ndjeva mirë. Kemi biseduar gjatë me përfaqësues të klubit dhe më lanë të kuptoj se më donin patjetër në ekip. Pasi më treguan planin që kishin për mua dhe më bënë me dije projektin, se ky transferim mund të jetë një trampolinë për të kaluar në një ekip më cilësor, u binda dhe pranova të finalizoja këtë transferim.
Tek Ankara gjeni Jurgen Bardhin. Keni komunikuar, nëse po për çfarë keni folur?
Në fakt sapo kam pasur kontaktet e para me këtë klub, mësova se atje ka shkuar dhe Jurgen Bardhi. Kështu që e kontaktova menjëherë. Diskutuam për ekipin e ri, kushtet dhe jetesën në Ankara. Biseda me të më ka ndihmuar shumë dhe në njëfarë mënyre më ka bindur për pjesën tjetër, jo atë sportive.
Ju vjen keq që largimi vjen tani që Skënderbeu është një kategori më poshtë?
Normalisht që më vjen keq të largohem nga Skënderbeu në një moment të tillë. Në këtë klub jam rritur si lojtar dhe ka qenë një kontribut i madh në formimin tim si futbollist profesionist. Për mua Skënderbeu mbetet një markë dhe klubi më i mirë në Shqipëri, ndaj jam krenar që kudo që shkoj prezantohem si prodhim i Skënderbeut. Por futbolli kështu e ka, vjen një moment që duhet të largohesh.
A do t’ia dalin korçarët të rikthehen shpejt në elitë?
Skënderbeu do të ngjitet menjëherë në Superiore, atje ku i takon. Flas me kaq siguri, pasi e di ambicien e presidentit Ardian Takaj dhe projektin që ai ka. Unë gjithmonë do të jem një tifoz i Skënderbeut, do t’i ndjek në çdo ndeshje si mbështetësi i tyre më i zjarrtë.
LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL
Skënderbeu humbet edhe një tjetër lojtar nga grupi i vjetshë...
Mançester Siti nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas tra...
Hector Bellerin ka zhvilluar një sezon të mirë te Real Betis...
Për të dytin vit radhazi, ekipet kombëtare të moshave të Shq...
Jo vetëm afrime. Në “Casa Milan”, teksa planifikohet merkato...
Elvis Plori, ish-trajneri i Vllaznisë, pas largimit të tekni...
Kuame Karikari ka qenë pa dyshim një nga emrat më të lakuar ...
FIFA ka hartuar një plan për të krijuar një eksperiencë të r...
Ndërsa Kristiano Ronaldo mendon të ardhmen e tij, truprojat ...
Ylli i Real Madridit, Karim Benzema, është duke i kaluar pus...
Alban Hoxha do të vazhdojë të jetë lojtar i Partizanit. Buri...
Momente makthi për brazilianin Felipe Melo dhe familjen e ti...
Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ...
E ardhmja e Gnabrit duket gjithmonë e më larg Bajernit...
Ekipi i Nju Inglandit në kampionatin amerikan është he...
Sulmuesi i Barcelonës, Memfis Depai, mund t’u thotë la...
Duket se Interi është gati të dorëzohet për Milan Shkr...
Fabio Karvaljo tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Liv...
Ronaldo dhe Mesi janë pa dyshim lojtarët më të mirë në plane...
Wimbledon është duke vijuar me sfidat përkatës si te femrat ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...