Përmbysje spektalolare, Milani merr fitoren e tretë radhazi
Milani regjistroi fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti 2-...

Inter-i dhe Barcelona do të përballen mes tyre në takimin e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, ku do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Barazimi spektakolar në rezultatin 3-3 në ndeshjen e parë, ka lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në finale. Katalanasit po kalojnë një sezon ëndrrash, ku deri tani kanë fituar dy trofetë, ndërsa janë në garë edhe për dy të tjerë. Megjithatë, Inter-i ka treguar se është një kockë e fortë për çdo kundërshtar dhe është e vështirë të zgjedhësh një favorit.
Në prag të kësaj përballjeje, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, kryesisht yllin e katalanasve, Lamine Yamal.
“Duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer, kundër një skuadre shumë të fortë që tani e njohim edhe nga afër. Na duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kthjellët në fushë. Në ndeshjen e parë bëmë paraqitje të shkëlqyer, por sigurisht mund të kishim bërë më mirë. Gjithsesi, ekipi bëri mirë dhe në takimin e kthimit duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Praktikisht është një finale e parakohshme, sepse barazimi lë gjithçka të hapur. Grupi është i etur dhe po stërvitet mirë. Në fushë ndaj Barcelona-s duhet një Inter i shkëlqyer. Jemi vetëm dy ndeshje larg trofeut të madh. Ndeshje të tilla janë emocionuese. Trofetë shpërblejnë punën e bërë. Duhet të përpiqemi të mos e lejojmë Yamal-in që të marrë topin. Është lojtar i veçantë dhe sigurisht që do të ketë dyfish në mbulim. Është një talent i jashtëzakonshëm kur ka topin dhe skuadra e kërkon kur është në vështirësi”, deklaroi Inzaghi.
Në krahun tjetër, trajneri i Barcelona-s, Hansi Flick, tha se ekipi i tij duhet të luajë në grup dhe ta shijojë këtë moment, për të arritur finalen. Tekniku gjerman zbuloi se Robert Lewandowski do ta nisë ndeshjen nga stoli.
“Kur filloi sezoni, askush nuk e kishte idenë se çfarë mund të bënim. Deri tani kemi fituar dy trofe dhe po vijnë javët më të rëndësishme. Në këtë nivel është normale që të jetë kështu. Ekipi duhet të arrijë sukseset duke punuar në grup. Dua që të bëjnë klubin dhe tifozët krenarë. Kemi analizuar gjithçka nga ndeshja e parë. Në goditjet standarde duhet të mbarohemi më mirë. Lewandowski do ta nisë ndeshjen nga stoli. Nëse do të kemi nevojë për ndihmën e tij, do ta aktivizojmë. Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm në ekip dhe Yamal është njëri prej tyre. Ajo që ai bën me topin është e pabesueshme, duke dhënë çdo pasim të saktë. Çdo lojtar përmirësohet pas ndeshjeve që luan. Jemi në gjysmëfinale dhe duhet ta shijojmë këtë. Lojtarët e mi nuk dorëzohen kurrë. Interi ka një skuadër të shkëlqyer dhe disa lojtarë të fortë”, u shpreh Flik.
Ndeshja Inter-Barcelona do të luhet mbrëmjen e kësaj të marte, duke nisur nga ora 21:00, në stadiumin “San Siro”.
Milani regjistroi fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti 2-...
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në prononcimin pas nd...
Egnatia ka siguruar kualifikimin për në finalen e madhe të...
Është mbyllur pa gola pjesa e parë në sfidën gjysmëfinale ...
Për të dytin vit radhazi, Partizani është fituesi i Kupës ...
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konfirmuar vendimin e mar...
Pas Napolit dhe Interit, edhe Atalanta është shumë pranë a...
Izmir Smajlaj, rekordmeni kombëtar në kërcim së gjati, ësh...
Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka zbuluar se në vitin 20...
Trent Alexander-Arnold do të largohet nga Liverpool-i në p...
Juventusi barazoi 1-1 ndaj Bolognas në transfertë, në duel...
Vllaznia është finalistja e parë për titullin kampion në S...
Roma fitoi minimalisht ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e jav...
Vllaznia po fiton 2-0 ndaj Dinamos, në gjysmëfinalen për t...
Një autogol shmangu rënien ne Tiranës në Kategorinë e Parë...
Tirana ka kaluar në avantazh ndaj Pogradecit, në finalen e...
Bayern Munich ka fituar titullin kampion në Gjermani, për ...
Pak minuta para ndeshjes Vllaznia-Dinamo, tifozët shkodran...
Pisa ka siguruar matematikisht ngjitjen në Serie A për sez...
Atalanta triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Monzës n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...