web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE ISHUJT FAROE-SHQIPËRI/ Kuqezinjtë gjejnë rrjetën që në minutën e parë, anësori i prish festën Cikalleshit

20 Qershor 2023, 20:54, Sport CNA

LIVE ISHUJT FAROE-SHQIPËRI/ Kuqezinjtë gjejnë rrjetën

Kombëtarja shqiptare luan në transfertë përballë Ishujve Faroe në ndeshjen e tretë të fushatës kualifikuese të “EURO 2024”, e vlefshme për Grupin E.

Kuqezinjtë e Silvinjos vijnë nga fitorja 2-0 në “Air Albania” dhe janë të motivuar për të marrë tre pikë të tjera në mënyrë që të rrisë shpresën për të shkuar në Europian.

Nga ana tjetër, Ishujt Faroe vijnë nga një humbje me rezultatin 0-3 përballë Republikës Çeke dhe kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në 2 ndeshje të luajtura.

Silvinjo ka zgjedhur që të bëjë disa ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit me Moldavinë, duke lënë në stol Uzunin dhe Baren, duke futur në vendet e tyre Seferin dhe Asllanin.

REZULTATI LIVE:

ISHUJT FAROE 0-0 SHQIPËRI

KOMENTI LIVE:

5′ Kristjan Asllani provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.

1′ Cikalleshi del i vetëm përballë portierit dhe gjen rrjetën, por anësorie e anulon për një pozicion të parregullt.

1′ Starton sfida mes Ishujve Faroe dhe Shqipërisë!

ARBITËR: Çrisovalantis Theuli (Qipro)

ASISTENTË: Mikael Soteriou (Qipro), Pavlos Xheorxhiu (Qipro)

I KATËRT: Menelaos Antoniou (Qipro)

VAR: Axhelos Evanxhelu (Greqi)





Lajmet e fundit nga