web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Largimi i Mirel Josës, zbulohet trajneri që do të drejtojë Vllazninë

20 Mars 2023, 14:34, Sport CNA
Largimi i Mirel Josës, zbulohet trajneri që do të drejtojë
Auron Miloti

Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë. Rezultatet negative të javëve të fundit kanë sjellë ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin kryeqytetas.

Shkodranët e nisën si pretendentë për titullin kampion, por pas 26 javëve kampionat, mbajnë vendin e pestë me 37 pikë.

Humbja e fundit me Laçin rezultoi fatale për Josën, të cilit iu komunikua shkarkimi këtë të diel.

Mësohet se skuadra shkodrane në vazhdim do të drejtohet nga Auron Miloti. Drejtuesit kanë vendosur Milotin në krye të ekipit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të zgjidhet një trajner tjetër në rast dështimi. Ndërkohë, Vioresin Sinani do të mbajë rolin e drejtorit sportiv.





Lajmet e fundit nga