LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19/ Luhen gjysmëfinalet, njihuni me çiftet finaliste

29 Janar 2023, 21:38, Sport CNA
Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19/ Luhen gjysmëfinalet, njihuni

Janë zhvilluar këtë të diel ndeshjet e fazës gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19. Tirana dhe Vllaznia do të përballen në finalen e Kupës për grup-moshën U-17, pasi arritën të kualifikohen për në duelin e vendimtar ku do të vendoset se cila skuadër do ta fitojë trofeun për këtë edicion.

Tirana fitoi bindshëm ndaj Teutës me shifrat 4-1 dhe nuk e vuri për asnjë çast në diskutim kualifikimin. Bardheblutë shënuan tre herë që në pjesën e parë me golat e Hysës, Lacit dhe Patushit, ndërkohë që në pjesën e dytë Nela kompletoi “pokerin”. Durrsakët shënuan golin e nderit në minutën e 83-të me Qenajn.

Në duelin tjetër Vllaznia mposhti me rezultatin 3-0 Dinamon për të siguruar biletën e finales. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë me Kubazin që realizoi dy herë, ndërsa Toni vulosi sfidën me golin e shënuar në minutën e 90-të.

Në kategorinë e moshës U-19 finalja e Kupës së Shqipërisë do të diskutohet mes Apolonisë dhe Tiranës. Skuadra fierake arriti të mposhtë Akademinë e Futbollit minimalisht 1-0 falë një goli të shënuar nga Zoga në pjesën e dytë, që mjaftoi për kualifikimin.

Ndërsa dueli tjetër dhuroi emocione deri në fund, siç i ka hije një derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh e Vidricën në minutën e 42-të, por 19-vjeçarët bardheblutë arritën të barazonin rezultatin në minutën e 82-të me Lutën. Sfida do të zgjidhej nga penalltitë me Tiranën që triumfoi në fund 4-3 pasi u tregua më e saktë nga pika e bardhë.

Sakaq, mbeten për t’u konfirmuar datat dhe vendet ku do të luhen finalet e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 dhe U-17.

Kupa e Shqipërisë U-17

Turi gjysmëfinal

Tirana-Teuta 4-1

Shënues: Hysa 19’, Laci 35’, Patushi 42’, Nela 60’ / Qenaj 83’

Dinamo-Vllaznia 0-3

Shënues: Kubazi 77’, 82’, Toni 90’

Kupa e Shqipërisë U-19

Turi gjysëmfinal

Akademia Futbollit-Apolonia 0-1

Shënues: Zoga 66’

Partizani-Tirana 1-1 (3-4 penallti)

Shënues: Vidrica 42’ / Luta 82’

Lajmet e fundit nga