web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kupa e Shqipërisë/ Besa eliminon Flamurtarin, Kastrioti shkatërron Korabin. Shënohen 28 gola

20 Nëntor 2024, 14:51, Sport CNA

Kupa e Shqipërisë/ Besa eliminon Flamurtarin, Kastrioti

Kupa e Shqipërisë luajti këtë të mërkurë tetë ndeshje të vlefshme për fazën e 1/16-ave, ku u shënuan 28 gola. 

Bie në sy fitorja e Besës ndaj Flamurtarit me rezultatin minimal. Kavajasit avancojnë më tej, ndërsa eliminojnë një nga pretendentët kryesorë në kampionat.

Kastrioti shkatërroi Korabin me rezultatin 4-1. Elbasani triumfoi 3-1 ndaj lirisë, ndërsa me të njëjtin rezultat fitoi edhe Bylisi ndaj Luzit. Vora u kualifikua gjithashtu më tej, pas fitores 3-1, ashtu si Apolonia ndaj Burrelit. 

Dy takime u mbyllën 2-1, ku Erzeni mposhti Valbonën, Kukësi skuadrën e Pogradecit.





Lajmet e fundit nga