web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kualifikueset/ Anglia nuk fal, shënohen 16 gola në 4 ndeshje

26 Mars 2023, 20:14, Sport CNA

Kualifikueset/ Anglia nuk fal, shënohen 16 gola në 4 ndeshje

Janë mbyllur katër ndeshjet e para, të vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Anglia triumfoi 2-0 ndaj Ukrainës, në një ndeshje pa shumë vështirësi. Golat e Kane në minutën e 37-të dhe Saka në minutën e 40-të, i dhanë fitoren anglezëve. Me këtë fitore, skuadra e Southgate ngjitet në vendin e parë me 6 pikë në grupin C.

Kazakistani regjistroi një fitore me përmbysje spektakolare ndaj Danimarkës, me rezultatin 3-2.

Danezët ishin në avantazh 2-0 deri në minutën e 73-të, por më pas kazakët përmbysën rezultatin, duke triumfuar 3-2.

Islanda shkatërroi me shifrat 7-0 ndaj Lihteshtenjit, ndërsa Sllovenia triumfoi 2-0 ndaj San Marinos.  





Lajmet e fundit nga