web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kombëtarja kuqezi, dy miqësore me Kroacinë

4 Prill 2025, 12:22, Sport CNA

Kombëtarja kuqezi, dy miqësore me Kroacinë

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Kroacisë U-15. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Kroate që këto dy përballje të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Takimi i parë do të zhvillohet më 8 prill, në orën 15:00, ndërsa ndeshja e dytë më 10 prill, në orën 10:00.

Kombëtarja U-15 do të nisë grumbullimin të dielën, ndërsa trajneri Armand Dama pritet të publikojë së shpejti listën me emrat e lojtarëve të ftuar.

Dy sfida të rëndësishme për stafin teknik të Kombëtares U-15, të cilat do të shërbejnë për të vëzhguar dhe testuar futbollistët e grumbulluar për dy përballjet ndaj Kroacisë U-15.

 





Lajmet e fundit nga