web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këto janë dy sfidat e ditës së sotme në Kategorinë Superiore

2 Prill 2023, 08:37, Sport CNA

Faza e tretë në Kategorinë Superiore mbyllet sot me dy ndeshje shumë interesante, ku diskutohet gjithçka në një luftë të ethshme që përfshin titullin kampion, Europën dhe mbijetesën.

Kastrioti-Laçi është ndeshja e parë, e cila luhet në orën 15:00 dhe padyshim që do të dhurojë “shkëndija” pasi për krutanët ky është ndoshta shansi i fundit për mbijetesën.

Ndeshja e orës 18:00 sheh në fushë kampionët e Tiranës përballë Erzenit, që vazhdon të mahnitë në këtë sezon. Bardhebluve nuk u lejohen hapa fals, si për faktin se Partizani ka fituar një ditë më parë, ashtu edhe se Egnatia ka filluar të bëhet kërcënuese pas krahëve të tyre.

JAVA 27

KASTRIOTI-LAÇI ORA 15:00
TIRANA-ERZENI ORA 18:00





Lajmet e fundit nga