web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kategoria e Parë/ Përzgjidhen formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 25-të

9 Mars 2026, 16:10, Sport CNA

Kategoria e Parë/ Përzgjidhen formacioni dhe trajneri më i

Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 25-të në kampionatin Kategoria e Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave, bazuar në paraqitjet e futbollistëve në takimet e luajtura.

Formacioni më i mirë i javës është zgjedhur sipas skemës 4-2-3-1.

Në portë është përzgjedhur Skander Tahri (AF Luftëtari).

Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Klevsi Shaqe (Skënderbeu), Ali Samake (Pogradeci), Brajan Selmani (Iliria) dhe Kosta Vangjeli (Skënderbeu).

Dy mesfushorët e qendrës janë Oresti Kasmollari (Kastrioti) dhe Ildi Xhakaj (Burreli), ndërsa në mbështetje të sulmit janë përzgjedhur Matheus Alisson (Kukësi), Olsi Myrta (Laçi) dhe Ledjo Tresa (Laçi).

Në majën e sulmit është Godswill Chinwendu (Besa).

Trajneri më i mirë i javës së 25-të është përzgjedhur Gugash Magani (Besa), pas fitores 3-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Kastriotit.

Kategoria e Parë/ Përzgjidhen formacioni dhe trajneri më i





Lajmet e fundit nga