web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shorti i Kupës së Shqipërisë, skuadrat presin të mësojnë kundërshtarët

9 Mars 2026, 14:41, Sport CNA

Shorti i Kupës së Shqipërisë, skuadrat presin të

Federata e Futbollit do të organizojë nesër hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2025/2026.

Shorti do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, në sallën e konferencave për shtyp, duke nisur nga ora 15:00. Aktiviteti do të jetë i hapur për mediat, si edhe për përfaqësuesit e katër klubeve që kanë siguruar kualifikimin në këtë fazë: Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City.

Nga ky short do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij kompeticioni të rëndësishëm, që do të vijojnë garën për trofeun e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.





Lajmet e fundit nga