Sfidat e tetorit/ Sylvinho fton për herë të parë talentin e Shqipërisë U-21, rikthehet ish-sulmuesi i Tiranës
Ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve po afrojnë dhe ...

Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e futbollit. Thuajse të gjitha ekipet tona kombëtare, djem e vajza, do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshje shumë të rëndësishme.
Trajneri Silvinjo dhe trajneri Armir Grima do të drejtojnë ekipet e tyre kombëtare në sfida vendimtare dhe të rëndësishme për fatet e skuadrave në kompeticionet respektive. Shqipëria e Silvinjos do të luajë dy takime të rëndësishme në transfertë ndaj Çekisë (11 tetor, ora 20:45) dhe tre ditë më vonë ndaj Gjeogjisë (14 tetor, ora 18:00), të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sakaq, Shqipëria e vajzave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë dy ndeshje të rëndësishme ndaj Norvegjisë më 25 tetor (Loro Boriçi, ora 16:00) dhe 29 tetor (Ullevaal Stadion, ora 19:00). Këto sfida do të luhen në kuadër të raundit të parë të "play off"-it, të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”. Nëse Shqipëria kalon me sukses këtë raund, në fazën e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.
Në fushë këtë muaj do të zbresin edhe ekipet kombëtare të moshave. Sfidat më të rëndësishme sigurisht do t’i kenë ekipet kombëtare të moshave U-17 për djem e vajza, që do të luajnë ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatet Europiane respektive. Kombëtarja U-17 e drejtuar nga Andrea Tedesco, e kualifikuar direkt në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” do të luajë ndeshjet e raundit të parë në datat 9, 12 dhe 15 tetor ndaj Kroacisë, Hollandës dhe Ishujve Faroe. Të gjitha këto sfida do të luhen në Shqipëri.
Edhe raundi i parë i kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza do të zhvillohet në vendin tonë në datat 30 tetor – 5 nëntor. Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj do të përballet me Kosovën (30 tetor) dhe Izraelin (5 nëntor).
Ekipi kombëtar U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit U-21, ndaj Armenisë në “Air Albania” më 15 tetor, në orën 18:00. Kjo është sfida e fundit e ekipit Shpresa në këto kualifikuese të Europianit.
Ndërkaq, ekipi kombëtar U-19 do të luajë dy sfida miqësore ndaj Malit të Zi më 11 tetor në Podgoricë dhe 13 tetor në “Reshit Rusi” në Shkodër. Këto do të jenë edhe dy testet e fundit të skuadrës së drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj përpara sfidave zyrtare të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.
Ekipi kombëtar U-15 për vajza do të luajë dy sfidat e radhës të turneut “UEFA Development” ndaj Estonisë (2 tetor) dhe Maqedonisë së Veriut (5 tetor) ndërsa edhe kombëtarja U-15 për djem do të marrë pjesë në një turne të njëjtë ku do të përballet me Bosnje – Hercegovinën, San Marinon dhe Ishujt Faroe. Ky turne do të zhvillohet në vendin tonë në datat 20-28 tetor./CNA

Ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve po afrojnë dhe ...
Ukraina është në të njëjtin grup me Shqipërinë në Ligë...
Këtë të martë, 1 tetor, nis raundi i dytë i Champions ...
Klubi i Lushnjës, pritet të bëhet me pronarë të rinj. Bash...
Shqipëria do të luajë në muajit tetor, dy ndeshjet e radhë...
Ndeshja e të rinjve, mes Ekuadorit dhe Argjentinës, regjis...
Superiorja ka luajtur shtatë javët e para të sezonit dhe d...
Pas barazimit në kampionat, Bayer Leverkusen synon fitoren...
Prej ditësh, kanë shpërthyer reagimet e shumta, në lidhje ...
Dinamo mposhti Vllazninë me përmbysje, me rezultatin 2-1, ...
Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, foli në një konfer...
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Labinot Bajrami shënon...
Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet, që sollën arresti...
Nisja zhgënjyese e sezonit ka bërë që te Manchester Un...
Java e tetë e Superiores do të luhet e ndarë në tri ditë. ...
Enea Jorgji duket se nuk ishte në ditën e tij më të mirë. ...
Radarët e klubeve nga Arabia Saudite janë kthyer nga k...
Në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Paris Sai...
Derbi ndaj Atletico-s u mbyll pa fitues dhe përtej kët...
Disa nga mbështetësit më të zjarrtë të Milan-it dhe In...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...