web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inzagi tregon nëse do të luajë apo jo titullar Asllani ndaj Romës

30 Shtator 2022, 14:46, Sport CNA
Inzagi tregon nëse do të luajë apo jo titullar Asllani ndaj
Kristjan Asllani

Në prag të sfidës së rëndësishme ndaj Romës, nesër në orën 18:00, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e 8-të në Serinë A, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Interit, Simone Inzagi.

Ai ka deklaruar se mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, do të ketë shansin për të luajtur titullar ndaj verdhekuqve të Zhoze Murinjos:

"Asllani nesër do të luajë titullar. Kam pak vështirësi. Përveç Brozoviçit, tani probleme ka shfaqur edhe Galiardini dhe nuk është stërvitur në dy ditët e fundit”, u shpreh Inzagi.





Lajmet e fundit nga