web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interi zyrtarizon sulmuesin, dy veteranë drejt largimit

5 Korrik 2025, 17:38, Sport CNA

Interi zyrtarizon sulmuesin, dy veteranë drejt largimit

Inter ka zyrtarizuar goditjen e tretë të merkatos verore. Zikaltërit njoftuan transferimin e Ange-Yoan Bonny nga Parma për 25 milionë euro. Sulmuesi francez, i stërvitur më parë nga Cristian Chivu, është bashkuar me skuadrën dhe shprehet i emocionuar për këtë hap të madh në karrierë.

Ndërkohë, Interi po monitoron situatën e portierit Marc-André ter Stegen, që mund të zëvendësojë Yann Sommer nëse ky i fundit transferohet te Galatasaray. Portieri gjerman është i hapur për kalimin te zikaltërit, veçanërisht për të vazhduar të luajë në Champions League.

Një tjetër çështje e hapur është ajo e Francesco Acerbit, për të cilin Al Hilal ka nisur kontaktet paraprake me dëshirën e rikthimit te trajneri Simone Inzaghi. Mbrojtësi 37-vjeçar, që ka pasur probleme fizike sezonin e kaluar, mund të joshet nga një ofertë e fundit e majme.

Inter po shqyrton mundësinë për të rinovuar mbrojtjen dhe për të ulur moshën mesatare të skuadrës. Vendimet për Sommer dhe Acerbi do të ndikojnë drejtpërdrejt në planet e klubit për sezonin e ardhshëm.





Lajmet e fundit nga