web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Largohet Camarda, Milan-i “piketon” objektivin e rivalëve

5 Korrik 2025, 15:35, Sport CNA

Largohet Camarda, Milan-i “piketon” objektivin e rivalëve

Lorenzo Lucca ka përfunduar në listën e Milan-it, pasi Napoli ka ngurruar të konkretizojë marrëveshjen me sulmuesin e Udinese-s.

Drejtori sportiv Igli Tare ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, megjithatë operacioni nuk pritet të jetë i lirë, pasi klubi friulan kërkon rreth 35 milionë euro. Kuqezinjtë mund të përshpejtojnë lëvizjet për të shmangur konkurrencën, përfshirë edhe Napoli-n.

Ndërkohë, pritet të zyrtarizohet largimi i Morata-s drejt Comos, nëse zgjidhet huazimi me Galatasaray. Situata e Thiaw mbetet pezull, me Newcastle që është rikthyer në garë për mbrojtësin.

Nga ana tjetër, talenti Francesco Camarda është huazuar te Lecce me të drejtë blerjeje dhe riblerjeje nga Milan-i. Sulmuesi i ri do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën.





Lajmet e fundit nga