web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interi mendon për largimet, Asllani me valixhe në duar

29 Qershor 2025, 16:30, Sport CNA

Interi mendon për largimet, Asllani me valixhe në duar

Interi ka mbyllur merkaton në hyrje me afrimin e sulmuesit Ange-Yoan Bonny nga Parma, për një shifër prej 23 milionë eurosh plus 3 milionë bonus.

Me këtë transferim, klubi ka arritur shpenzimet e planifikuara prej 60 milionë eurosh dhe tashmë pritet të fokusohet te largimet.

Sipas “Corriere dello Sport”, mesfusha është reparti që mund të pësojë ndryshime, dhe emri më i mundshëm për largim është ai i Kristjan Asllanit. E ardhmja e Davide Frattesi është më e sigurt, ndërsa shqiptari shihet si një aset për të rikuperuar fonde.

Ndërkohë, Hakan Calhanoglu është ndalur për shkak të një problemi muskulor dhe thuhet se kërkon të transferohet në Turqi, te Galatasaray.





Lajmet e fundit nga