web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inter “prek” titullin kampion, spektakël me 4 gola ndaj Atalantës

28 Shkurt 2024, 22:52, Sport CNA

Inter ka fituar 4-0 ndaj Atalantës, ndeshjen e prapambetur të javës së 21-të në Seria A. Zikaltërit me këtë fitore shkëputen 12 pikë nga Juventus i vendit të dytë.

Kristjan Asllani e luajti të plotë këtë ndeshje, që e nisi titullar. Mesfushori kuqezi e ka ndeshjen e dytë radhazi që aktivizohet titullar në Seria A me Interin.


Kujtojmë se Inter shënoi nga dy gola për pjesë. Në të parën gjetën rrugën e rrjetës Darmian dhe Lautaro Martinez. Për 45 minutat e dyta menduan Dimarco dhe Fratessi.

Rruga drejt titullit kampion tashmë është e shtruar. Inzaghi dhe të tijët ia kanë dalë të krijojnë diferencën më të madhe të pikëve gjatë këtij sezoni, ndërsa kanë mbetur 12 ndeshje nga fundi.





Lajmet e fundit nga