Çelsi tenton transferimin e Meguajërit, ofron shkëmbimin me sulmuesin
Çelsi po tenton në këto ditë të fundit të merkatos, të...

E veja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant, akuzoi ashpër këtë të premte autoritetet për përhapjen e paligjshme të fotografive të trupave të copëtuar të ish-legjendës së Los Lakers dhe vajzës së tij Gianna (13 vjeçe), pasi humbën jetën në një aksident me helikopter.
“Ndihem e shkatërruar, e lënduar dhe e tradhtuar nga punonjësit e qarkut që zbuluan fotot”, – i tha ajo një gjykate në Los Angeles, duke shtuar se nuk i ka parë ende ato imazhe, sepse dëshiron t’i “kujtojë ashtu siç ishin në jetë”.
Këto deklarata erdhën gjatë ditës së tetë të gjyqit, pas padisë që gruaja ngriti kundër kontesë së Los Angeles, për shkak se disa oficerë policie dhe zjarrfikës shpërndanë foto të trupave të pajetë të Kobe dhe vajzës së tij.
Vanessa Bryant pretendon se viktimave iu është shkelur e drejta për privatësi dhe iu është shkaktuar “dhimbje e madhe të afërmve”, gjë për të cilat ajo kërkon kompensim financiar nga qarku, shuma e të cilit ende nuk është përcaktuar, por që sipas shtypit sportiv amerikan mund të arrijë “disa milionë dollarë”.
Veç kësaj, gjatë dëshmisë së saj, e veja e “Mamba” siguroi se jeton me stres emocional nga frika se ajo ose fëmijët e saj do të gjejnë “imazhe të tmerrshme të të dashurve të tyre në internet” në të ardhmen.
Në fakt, ajo nuk mundi t’i mbante lotët duke përshkruar se si duhej të largohej nga shtëpia në mënyrë që familja të mos e shihte të qante, kur ajo lexoi në një artikull në “Los Angeles Times” se fotot dyshohet se po përhapeshin në internet.
Kjo padi u ngrit së bashku nga Vanessa Bryant dhe Chris Chester, një i ve, i cili humbi gruan dhe vajzën e tij, gjithashtu 13 vjeç, në këtë incident të 26 janarit 2020, ku humbën jetën 9 persona.
Gjatë hapjes së gjyqit, javën e kaluar, avokati i Vanessa Bryant, Luis Li, argumentoi se fotot nuk janë bërë për ndonjë qëllim zyrtar të hetimit të aksidentit, por për t’u bërë “thashetheme vizuale” dhe për të poshtëruar viktimat: “Ato u ndanë në mënyrë të përsëritur me njerëz që nuk kishin absolutisht asnjë arsye për t’i marrë ato”.
Nga ana e saj, mbrojtja argumentoi se fotot nuk janë shfaqur në internet për dy vjet e gjysmë që nga aksidenti dhe se, për rrjedhojë, nuk do të kishte arsye të mendohej se diçka e tillë mund të ndodhte tani.
Ditët e fundit kanë marrë qëndrim edhe disa të përfshirë dhe versioni i tyre bazohet në faktin se tashmë kanë fshirë fotografitë e vendit të aksidentit dhe që i kishin ndarë me persona të tjerë. Avokatët e Qarkut të Los Angeles menduan se duke i fshirë përgjithmonë fotot, atyre iu garantohet se nuk do të dalin hapur.
Vitin e kaluar, Vanessa Bryant arriti një marrëveshje ekonomike me kompaninë e helikopterëve që ajo kishte paditur për aksidentin që vrau legjendën e Los Angeles Lakers, Gianna dhe shtatë të tjerë.
Në shkurt të vitit 2021, hetuesit pretenduan se piloti i helikopterit ishte i çorientuar për shkak të mjegullës dhe pohuan se nuk ndoqi protokollin e vendosur të pilotimit kur fluturonte në re të dendura.
Kobe Bryant është pikashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave në NBA (33.643 pikë) dhe një legjendë për Los Angeles Lakers, me të cilët fitoi pesë unaza, duke shfaqur një shpirt të palodhur konkurrues.
Çelsi po tenton në këto ditë të fundit të merkatos, të...
Bashkim Ajdini ka realizuar një eurogol në Bundesliga ...
Leçe tenton goditjen e madhe në merkato. Klubi nga Sal...
Një tjetër lajm për Kristiano Ronaldon, sërish në lidh...
Ismaila Diop është larguar nga futbolli shqiptar. Mbro...
Faqja e klubit të Partizanit ka postuar përshëndetjen ...
Donart Lubishtani është 18 vjeç, ka lindur në Malmo të Suedi...
UEFA arriti një marrëveshje me ‘CBS’, ‘Viacom’ dhe ‘Paramoun...
Do të startojë sot në "OverSport" java e dytë e Serisë A. Do...
Partizani-Egnatia, do të jetë sfida që do të luhet për javën...
Arçenjnxh Binstuka është futbollisti i ri i skuadrës së Dren...
Një pikë nga gjashtë ka grumbulluar Sevilja në startin e La ...
Dinamo kërkon të bëhet një klub që shet futbollistë. Simon S...
Superiorja çeli dje siparin me ndeshjen Kukësi – Tirana në “...
Kasemiro mund të quhet zyrtarisht lojtari më i ri i Mançeste...
Edhe pse sezoni starton në datë 3 shtator, Migen Memel...
Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, ka konfirmuar se Armando B...
Skënder Gega nuk i kurseu kritikat për ekipin e tij pa...
Kukësi dhe Tirana kanë barazuar 1-1 në javën e parë të...
Pas ndeshjes sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, ka fo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...