Moti i keq në vend/ Humb jetën elektriçisti
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...

Thuhet shpesh se jeta shkruan skenarët më të pabesueshëm. Dhe kur lexon historinë e Francesco Acerbi-t, nuk mund të mos pajtohesh me këtë.
Në moshën 37-vjeçare, në minutën e 95-të të sfidës kundër Barcelona-s, ai shënoi golin e tij të parë në Europë. Dhe çfarë goli! Një gol që barazoi shifrat në 3-3 dhe e dërgoi ndeshjen në shtesa, aty ku Inter-i siguroi kualifikimin për në finalen e Champions League.
Inter-i do të synojë rikthimin në majat e Europës pas suksesit të vitit 2010, dhe në skuadër ka një nga më të fortët, jo vetëm në fushë, por edhe në jetë. Historia e jetës së Acerbi-t nuk është thjesht futboll, por një histori e denjë për film.
Është një sfidë me humbjen, dhimbjen, përballjen me vetveten dhe mbi të gjitha, ringritjen.
Nga fillimet e tij modeste në Pavia, te huazimet në skuadra të vogla si Renate dhe Spezia, rrugëtimi i tij kaloi nga Regina, Genoa e më pas Chievo, ku debutoi në Serinë A. Ëndrra dukej se u bë realitet kur u transferua te Milan-i.

Por, jeta kishte përgatitur një rrugë të vështirë për mbrojtësin. Humbja e babait e zhyti në depresion dhe i krijoi varësi nga alkooli.
Në një rrëfim prekës, Acerbi u shpreh: “Më dukej sikur kisha harruar si luhej futboll. Alkooli ishte shpëtimi im. Kanceri më shpëtoi. Më dha një arsye të fortë për të luftuar.”
Po, ai u përball me kancerin e testikujve në vitin 2013, pak kohë pas transferimit te Sassuolo. U rikthye pas operacionit, por një test antidoping zbuloi rikthimin e sëmundjes. Pavarësisht se i nënshtrohej kimioterapisë, ai vazhdoi të stërvitej. Vullneti i tij e ktheu në simbol për tifozët dhe më gjerë.
Sot, Francesco është më shumë se një futbollist. Ai është zëri i atyre që luftojnë në heshtje. Ai viziton spitale, flet me fëmijë, jep intervista ku thekson se futbolli është vetëm një pjesë e jetës.
Në një vizitë të kombëtares italiane në një spital pediatrik në Romë, ndërsa të gjithë shokët u larguan, Acerbi qëndroi aty duke thënë: “Nuk largohem pa e përfunduar vizitën time. Le të ikin, unë do të marr një taksi.”

Francesco Acerbi është shembulli për një mesazh të fuqishëm, se gjithmonë ka një dritë në fund të tunelit. Duhet vetëm vullnet për ta parë.
Pasi gjeti forcën që dëshironte dhe që i nevojitej, nga tetori 2015 deri në janar 2019, ai regjistroi 149 paraqitje radhazi në të gjitha garat, duke humbur vetëm për shkak të një përjashtimi të diskutueshëm.
Në vitin 2017, ai luajti më shumë minuta se çdo lojtar tjetër në Serinë A.
Në verën e vitit 2018, Lazio e bleu atë për të mbushur boshllëkun e lënë nga Stefan de Vrij. Me një prani udhëheqëse dhe aftësi për të ndërtuar lojën nga mbrojtja, ai u integrua në mënyrë të përkryer në sistemin 3-5-2 të Simone Inzaghi-t, përkrah Radu dhe Luiz Felipe-s.

Lazio atë vit vendosi rekord në mbrojtje, me 16 gola të pësuar. Pas dëmtimit të Chiellini-t, Roberto Mancini i besoi Acerbi-t në ndeshjet kualifikuese të "Euro 2020". Ai nuk e zhgënjeu trajnerin e ekipit kombëtar, madje shënoi golin e tij të parë me ekipin kombëtar në fitoren 3-0 ndaj Bosnjës.
Tek Inter-i u transferua në vitin 2022, kur të gjithë mendonin se nuk kishte çfarë të jepte. Menjëherë ai fitoi vendin e titullarit dhe është kthyer në një lider të padiskutueshëm në mbrojtje.
Inter-i ka probleme kur Acerbi mungon, por kur ai rikthehet në formacion, rikthehet siguria në mbrojtje dhe jep ndihmë të madhe në sulm.
Marrë nga "tvklan.al".
Ndeshja Dinamo City – Partizani, e vlefshme për vendin e t...
Interi është finalistja e parë e Champions League. Italian...
Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës ka shkuar në shtesa pas...
Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pje...
Interi po fiton 2-0 ndaj Barcelonës, pas pjesës së parë, n...
Duke nisur nga ora 21:00, do të luhet gjysmëfinalja e kthi...
Momente paniku dhe ankthi në Kosovë. Sulmuesi i Gjilanit, ...
Mesfushori portugez Bruno Fernandes ka përfunduar në orbit...
Xherdan Shaqiri po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm n...
Apolonia U-21 është ekipi kampion i Superiores U-21. Vendi...
Kristjan Asllani u paraqit në një formë shumë të mirë në s...
U hodh sot në “Shtëpinë e Futbollit” shorti i fazës “Final...
Ivan Gvozdenovic do të jetë trajner i Elbasanit edhe për s...
Vllaznia – Egnatia është finalja e madhe e këtij sezoni në...
Inter-i dhe Barcelona do të përballen mes tyre në takimin ...
Milani regjistroi fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti 2-...
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në prononcimin pas nd...
Egnatia ka siguruar kualifikimin për në finalen e madhe të...
Është mbyllur pa gola pjesa e parë në sfidën gjysmëfinale ...
Për të dytin vit radhazi, Partizani është fituesi i Kupës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...