web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjimshiti: Jemi gati për Europianin, do sulmojmë të gjithë bashkë

7 Qershor 2024, 21:15, Sport CNA

Gjimshiti: Jemi gati për Europianin, do sulmojmë të gjithë


Kapiteni Berat Gjimshiti, foli pas ndeshjes miqësore, ku Shqipëria fitoi 3-1 ndaj Azerbajxhanit. Mbrojtësi tha se ekipi është gati për Europianin.

“Kam ardhur me vonesë sepse kemi mbaruar edhe kampionatin në Itali pak më vonë. Por kam gjetur një ekip që është shumë gati dhe që është ushtruar shumë. U duk edhe në fushë në këto 2 ndeshje. Po përgatitemi shumë për Italinë dhe jemi të gjithë gati. 

Problem skema nuk është, sepse edhe kualifikueset i kemi luajtur kështu. Nuk është problem për mua.

Nuk kemi diskutuar shumë me njëri-tjetrin. Shokët e skuadrës simë më kanë thënë që t’i bëj ndërhyrje të ashpra dhe mos ta lë ta shënojë. S’do të jetë Gjimshiti kundër Scamaccas, por Shqipëria kundër Italisë. Do të sulmojnë të gjithë bashkë dhe jemi gati.

Besoj që është pozitive. Nuk është e lehtë të përgatisësh një ndeshje dhe si kjo e sotmja. Kemi lojtarë që kanë vite në Serie A dhe kjo pritet të jetë një ndihmë. Është diçka pozitive për ne. Shpresoj t’i bëjmë shqiptarët krenarë. 





Lajmet e fundit nga