Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Sekretari i Përgjithshëm i European Leagues (Ligave Europiane), Alberto Colombo, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri, ku u takua me drejtuesit më të lartë të FSHF-së dhe me anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit në vendin tonë.
Fillimisht, Colombo u prit në një takim në Shtëpinë e Futbollit nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ndërsa pati mundësinë të bënte edhe një tur për t’u njohur më nga afër me muzeun dhe ministadiumet që ndodhen brenda kompleksit e që janë thuajse të përfunduara.
Në këtë takim ai u njoh me zhvillimet e futbollit shqiptar, projektet e FSHF-së si edhe me mbrojtjen e të drejtave të futbollit vendas, klubeve, lojtarëve dhe të tifozerisë. European Leagues është një nga organizatat më të rëndësishme të futbollit në Europë që ka mbi 40 anëtarë e që bashkëpunon ngushtë me UEFA-n. Colombo vlerësoi rritjen e futbollit shqiptar dhe punën që po bëhet për forcimin e LPF-së dhe organizimin e klubeve në një institucion që mbron e promovon të drejtat e tyre me synimin për të arritur një nivel sa më të lartë profesional.
Më tej, Albert Colombo zhvilloi një vizitë edhe në kompleksin “Partizani” ku u prit nga drejtuesit e klubit kryeqytetas dhe u njoh me investimin madhor të kryer, që konsiston në stadiumin e ri, dy fushat e reja stërvitore që po ndërtohen edhe me mbështetjen e FSHF-së apo hotelit të klubit. Sekretari i Përgjithshëm i European Leagues u shfaq i impresionuar për këtë investim dhe shprehu bindjen se vepra të tilla do ta ndihmojnë shumë klubin e Partizanit në veçanti, por edhe futbollin shqiptar në përgjithësi që të rritet vazhdimisht.
Në vijim vizita u spostua në stadiumin “Air Albania”, aty ku Alberto Colombo zhvilloi një takim me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, Kryetarin e LPF-së, Edvin Libohova, Sekretarin e Përgjithshëm të LFP-së, Dritan Kadia dhe përfaqësuesit e 10 klubeve anëtare të ligës.
Gjatë takimit u diskutua për benefitet e anëtarësimit të LPF-së në Ligat Europiane dhe për mbështetjen konkrete që organizata e njohur ndërkombëtare mund t’u japë klubeve shqiptare, anëtare të LPF-së.
“Qëllimi kryesor i FSHF-së, i LPF-së dhe gjithkujt që merret me futbollin është zhvillimi i futbollit, i futbollit të fëmijëve, sigurimi i të ardhmes, por gjithsesi hapi i parë krijimit të Ligës padyshim që ka qenë bashkimi i klubeve të “Abissnet Superiore”. E mira dhe perspektiva do të ishte bashkimi i të githë klubeve profesioniste, sepse të gjithë duhet të bashkojnë forcat për të pasur më shumë të ardhura”, – tha Presidenti Duka.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i EL, Alberto Colombo, vlerësoi mundësinë për t’u takuar me drejtuesit e klubeve dhe gjithashtu u shpreh i impresionuar për zhvillimet që ka pasur futbolli shqiptar si edhe për mbështetjen që FSHF po i jep rritjes së Ligës Profesioniste të Futbollit.
“Ishte një takim interesant, mundësia e parë për Ligat Europiane që të zhvillonim këtë vizitë në bashkëpunim me Ligën Profesioniste të Futbollit. Kemi përgëzuar iniciativën për krijimin e kësaj lige, pasi është një hap thelbësor në procesin e zhvillimit të futbollit profesionist në Shqipëri, duke punuar së bashku nën kujdesin e Ligës. Ishte shumë interesante për mua të kuptoja se bashkëpunimi mes klubeve, Ligës dhe FSHF-së shkon në të njëjtin drejtim. Sigurisht jam shumë i kënaqur që kam parë nga afër zhvillimin madhor të futbollit në Shqipëri. Kam vizituar kompleksin Shtëpia e Futbollit, ku janë edhe zyrat e FSHF-së, stadiumet e reja, siç është ‘Air Albania’ apo edhe stadiumin e ri të Partizanit. Të gjitha këto zhvillime po e çojnë futbollin shqiptar në drejtimin e duhur. Jemi shumë të lumtur që LPF-ja ka vendosur të bëhet anëtare e Ligave Europiane dhe ne besojmë se ky hap do t’i ndihmoj klubet të rrisin më tej standardizimin e futbollit profesionist në vend”, – tha Colombo në një prononcim gjatë takimit.
I pyetur për mesazhin që ai ka për klubet shqiptare, përfaqësuesi i Ligës Europiane theksoi se është e rëndësishme që të punohet së bashku për të rritur nivelin e profesionalizmit dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura përmes të drejtave komerciale.
“Unë mendoj se kjo është një mundësi unike me krijimin e Ligës që të ecim bashkë për profesionalizimin e futbollit dhe është e rëndësishme që vazhdojmë bashkëpunimin me FSHF-në, por klubet në të gjithë Europën, jo vetëm në Shqipëri, duhet të mendojnë në mënyrë më të pavarur për të gjeneruar të ardhurat e tyre, të investojnë në infrastrukturën e tyre në drejtim të ambienteve dhe në futbollin e të rinjve dhe të ecin bashkë për të krijuar një nivel më të lartë konkurrence. Vendimi i klubeve në bashkëpunim me FSHF-në për të krijuar Ligën është i duhuri. Futbolli profesionist nëpër Europë po punon nën ombrellën e një lige kështu që vendimi për të krijuar LPF-në dhe për t’u bërë anëtare e Ligave Europiane do të sjellë benefite në aspektin e politikave institucionale, por edhe në aspektin e çështjeve komerciale në drejtim të gjenerimit në të ardhmen të të ardhurave për futbollin në vend”, – tha Alberto Colombo.
Kingsli Koman është i abonuar me golin kundër PSG-së, ndaj...
Tifozët e Bajernit të Mynihut nuk janë të kënaqur me çmime...
Në editorialin e publikuar pak ditë më parë nga Qendra e I...
Liga e Kampionëve luan dy sfidat e radhës së fazës së 1/8-...
Nikolo Barela dhe Romelu Lukaku dhuruan një episod të shëm...
Arsenal dhe Manchester City janë dy ekipet më të mira në k...
Ndërprerja e kontratës së Rei Manajt me Uotfordin ka një shp...
Gazetari sportiv Ylli Aga ka deklaruar se Kategoria Superior...
Milani e mposhti Totenhemin me rezultat minimal 1-0 në nde...
Aro Muric iu është rikthyer përsëri gabimeve që e kanë karak...
Kilian Mbape mendohej se do të shihte nga tribuna si spekt...
Skuadra e PSG-së po kalon një moment tepër të vështirë në ...
Mesfushori Enriko Papa ka shënuar një ditë më parë debutimin...
PSG bie në shtëpi përballë Bayern Munich teksa në ndeshjen...
Milani zbriti në fushë në një ditë të shënuar, atë të Shën...
PSG-Bajern Mynh është një nga finalet e parakohshme të kët...
Një poster me foton e Armando Brojës ku shkruhej “Broja, k...
Ndeshja e sotme e Ligës së Kampioneve mes PSG dhe Bajern M...
Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Totenhemit është një nga p...
PSG-Bajern Mynh është një nga finalet e parakohshme të kët...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...