web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitorja e Skënderbeut ndaj Burrelit, Llapanji: E merituam, kemi kapur ritmin

10 Tetor 2022, 11:12, Sport CNA

Fitorja e Skënderbeut ndaj Burrelit, Llapanji: E merituam, kemi kapur

Erjon Llapanji e quan të merituar fitoren 4-1 ndaj Burrelit dhe tani e vetmja gjë që pret është vazhdimësia.

“Ishte një fitore e merituar dhe kemi bërë mirë në të gjithë takimin përveçse në momentin e golit të pësuar kur duhet të tregoheshim më të kujdesshëm.

Ishte një ndeshje jo e thjeshtë pasi ekipet këtu të krijojnë probleme, ndaj e përgatitëm mirë dhe lojtarët e interpretuan mirë në fushë.

Jam i kënaqur me këtë fitore pasi vjen në vijimësi dhe le të kuptohet që ekipi ka hyrë në ritmin e duhur.

E rëndësishme është që të vijojmë kështu dhe të shohim ndeshje pas ndeshjeje vetëm suksesin si objektivin e duhur për ne.

Tani do të përqendrohemi te Kupa dhe më pas të mendojmë për Tomorin, një tjetër takim i fortë në transfertë ku do të na duhet sërish të japim maksimumin tonë dhe gjithçka nga vetja”, tha përgatitësi i portierëve, që po zëvendëson në stol Migen Memellin e dënuar.





Lajmet e fundit nga