LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitoi titullin kampion, Napoli vendos për të ardhmen e trajnerit Spalletti

13 Maj 2023, 14:07, Sport CNA

Napoli fitoi titullin kampion këtë sezon, të tretin në historinë e klubit dhe që mungonte prej plot 33 vitesh.

Padyshim arkitekti i këtij suksesi ishte trajneri Luciano Spalletti, i cili me punën e shkëlqyer në drejtimin e skuadrës, ia doli t’i lërë pas të gjithë rivalët.

Tekniku italian, do të vazhdojë të jetë në drejtimin e të kaltërve edhe për sezonin tjetër. Spalletti ka pasur një takim me presidentin De Laurentiis, ku palët kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës.

64-vjeçari do të firmosë kontratën e re deri në vitin 2025 dhe zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme.  

Lajmet e fundit nga