web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elseid Hysaj "thumbon" Mourinhon

20 Mars 2023, 17:07, Sport CNA

Elseid Hysaj bëri një paraqitje fantastike në derbin ndaj Romës, ku skuadra e Lacios arriti të triumfonte me rezultatin 1-0. Mbrojtësi shqiptar, ishte një ndër më të dalluarit në fushë, për ekipin e Sarrit, teksa në prononcimin e dhënë pas këtij dueli pranoi se kishte sakrifikuar, duke luajtur i dëmtuar. Hysaj nuk i kurseu as thumbimet për Murinjon.

“Ishte e pamundur ta humbisja këtë ndeshje, u shërova duke marrë disa ilaçe kundër dhimbjeve, pas dëmtimit të pësuar. Më duhej të qëndroja në fushë dhe dhashë gjithçka. Për mua kjo ndeshje është speciale dhe ka tension të madh.

Derbi është një qetësues dhimbjesh. Të jep shtytjen e duhur. Të gjithë dhamë maksimumin dhe ndihmuam shokët. Tifozët ishin fantastikë, na dhanë një dorë të madhe. Ne japim gjithçka për ta, sepse ata i meritojnë këto rezultate. Nesër shkon në Kombëtare, pak pushime, por sigurisht që e shijoj këtë fitore.

Fitorja e derbit të dytë është një gjë vërtet e bukur dhe pak njerëz e përjetojnë. Fjalët e Murinjos ishin të rëndë, por siç thotë ai, nuk do të ketë as derbi të tretë për ta, kështu që ne po vazhdojmë në rrugën tonë. E dimë që Roma është një ekip që i pëlqen të bëjë shumë zhurmë në fushë, bëmë mirë që nuk ramë preh e provokime të tyre”, u shpreh shkodrani Elseid Hysaj.





Lajmet e fundit nga