Abilaliaj: Partizani nuk e diskuton "Final Four", po përballemi me tur force
Humbja me Elbasanin është hedhur pas krahëve te Partizanit...

Egnatia dhe Dinamo përballen mes tyre, në supersfidën e javës së 28-të në Superiore. Një sfidë ku spektakli është i garantuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Egnatia vjen në këtë përballje si kryesuese dhe një 3 pikësh ndaj rivalit direkt do i shkëpuste në krye. Trajneri Edlir Tetova, e cilësoi si një mini Final Four, por shtoi se nuk mund të thuhet se është test për titullin.
“Janë shumë pak orë, afërsisht 55 orë në prag të ndeshjes tjetër. Janë shumë pak, megjithatë ne do të mundohemi. Grupi ka qenë mirë, nuk ka pasur dëmtime. Janë 5 mungesat që vazhdojnë, rikthehet Lushkja, grupi është i përqëndruar te ndeshja e nesërme.
Është mini “Final Four”, do jetë ndeshje e kujdesshme, e mirëpërgatitur. Mendoj se Egnatia për vendin ku është mendon për 3 pikët.
Mendoj nuk është test për titullin kampion sepse është për t’u luajtur “Final Four” më mbrapa, janë dhe 9 ndeshje. Ka goxha ndeshje përpara, sigurisht është dozë drejt më së mirës, ngelet për t’u parë."
Në krahun tjetër, trajneri i Dinamos, Ilir Daja u shpreh se Egnatia kryeson me meritë dhe për shkak të lojës sulmuese që bëjnë dy ekipet, deklaroi se do të jetë ndeshje e hapur.
"Kemi përpara një ndeshje goxha të vështirë, sepse Egnatia me plot meritë kryeson klasifikimin dhe është kampione në fuqi. Edhe Vllaznia e Partizani kanë bërë kampionat të mirë, edhe Elbasani duke hapur pak garën. Jemi 4-5 ekipe që luftojmë në pjesën e sipërme të renditjes.
Egnatia ka një manovër të konsoliduar dhe meritë ka trajneri dhe stafi i tij. Ka një kontingjent me role të dubluara. Tani ka edhe një stadium të ndriçuar, që i ka dhënë më shumë bukuri dhe e ka kompletuar si klub.Përtej të gjitha këtyre, edhe ne jemi një ekip që kemi bërë mirë. Vijmë nga një anë psikologjike e mirë, po na rikthehen lojtarët, pavarësisht se edhe këtë herë kemi mungesa. Do të jetë një lojë e hapur, sepse diferencën e golave e kemi të barabartë. Shpresoj të bëjmë sa më pak gabime. Nëse lëmë hapësira, lojtarët e Egnatias bëjnë dëm në çdo moment.
Duhet përqendrim për të tentuar maksimumin edhe në Rrogozhinë. Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Barazimi i fundit nuk ka ndikuar tek Egnatia. Edhe ne kemi potencialin e duhur për të bërë mirë në Rrogozhinë, i kemi të gjitha mundësitë. Kemi edhe ne individë që mund të dëmtojnë. Do të jetë spektakli brenda, kush do të jetë më pragmatist, do të shkojë te fitorja."
Ndeshja Egnatia-Dinamo, do të luhet këtë të mërkurë, në Rrogozhinë, duke nisur nga ora 16:30.
Humbja me Elbasanin është hedhur pas krahëve te Partizanit...
Java e parë e fazës së katërt në Superiore do të luhet të ...
Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marr...
Sulmuesi anglez, Jack Grealish është shfaqur në gjendje të...
Zhgënjimet me lojtarët e afruar në merkato po bëhen të shp...
Agim Canaj është trajneri i radhës i larguar në Shqipëri. ...
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 luajti sot ndeshjen e ...
Këtë të martë do të luhen katër ndeshje në Ligën e Kampion...
Juventus ka siguruar një fitore të rëndësishme në shtëpi n...
Barazimi ndaj Napolit në kampionat, ka sjellë pasoja për I...
Ardian Ismajli është një nga lojtarët më të rëndësishëm pë...
Cristiano Ronaldo, nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ...
Igli Tare pritet të zyrtarizohet si drejtor sportiv te Mil...
Pas përfundimit të javës së 27-të të Superiores, trajnerët...
Kombëtarja e vajzave U-17 është gati për ndeshjen e parë k...
Ka mbetur vetëm dy javë nga nisja e grumbullimit zyrtar të...
Ndeshja Tirana-Laçi do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”...
Federata e Futbollit dhe Bashkia Përrenjas kanë nënshkruar...
Orik Morina është lojtari më i ri i Partizanit. Mbrojtësi ...
Nuk ka qetësi te Milan-i. Humbja e fundit ndaj Lazio-s, e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...