E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Paulo Dybala mund të konsiderohet si goditja më e madhe e Romës këto vitet e fundit në merkato. Argjentinasi është përshtatur më së miri me verdhekuqtë dhe me golat vendimtare, por edhe përulësinë për fanellën kryeqytetase, është shndërruar menjëherë në idhullin e ri të Romës. Në një intervistë të fundit për DAZN, “La Joya” rrëfehet në 360 gradë rreth aventurës së tij me Romën. Nga raporti me trajnerin Jose Mourinho, te biseda në avion me Cristiano Ronaldo dhe deri tek mundësia që në vijim të trashëgojë fanellën me numër 10 që në të kaluarën është djersitur nga legjenda Francesco Totti.
Pritja e romanistëve- “Njerëzit këtu janë shumë të ngrohtë dhe kjo është diçka e pabesueshme. E kam ndjerë këtë nga dita e parë që shkela në Romë, të dëgjosh himnin e Romës para ndeshjeve është unike. Për mua është si të gjendesh para një vepre arti”.
Festimi “Dybala Mask”- “Historia e “Dybala Mask” lidhet edhe me Colosseon. Kur isha fëmijë shihja shumë filma në lidhje me qytetin e Romës, gladiatorët etj… E kam parë më shumë se 20 herë filmin “Gladiatori” dhe pas një momenti të vështirë në karrierën time duhej të rikthehesha, mendova menjëherë këtë festim që lidhet me gladiatorët. Njerëzve iu pëlqeu menjëherë dhe unë vijoj ta përdor”.
Zgjedhja e Romës- “Kur më telefonoi drejtori, Thiago Pinto dhe më tregoi për mundësinë e transferimit, në mendjen time erdhën menjëherë filmat rreth Romës, maska e gladiatorit dhe nuk u mendova dy herë”.
Pasioni për shahun- “Shahu më ndihmon shumë në lidhje me përqëndrimin dhe mendjen time. Kam luajtur që fëmijë me babain tim dhe sa më shumë luaja, aq më e vështirë bëhej për atë. Derisa në fund edhe unë nisa të fitoja”.
Abraham dhe CR7- “Abraham është një lojtar i ri, por me shumë eksperiencë. Ka fituar Champions League dhe në vitin e kaluar shënoi shumë gola me peshë për Romën. Ne të dy mund të bëjmë edhe më mirë së bashku, por jemi ende duke u njohur dhe shpresoj të bëjmë maksimumin në ndeshjet e fundit të sezonit. Duam t’i dhurojmë Romës golat që nevojiten për t’u kualifikuar në Champions.
Nga ana tjetër me Ronaldon ishin tre vite të bukura te Juventus. Skuadra ishte e fortë dhe Ronaldo na jepte edhe diçka më shumë, por në Argjentinë ndjehet shumë dueli Messi-Ronaldo. Unë si fëmijë isha fans i Messit. Njëherë po udhëtonim në avion së bashku me Ronaldon, isha i ulur në fund ndërsa ai në fillim. Por, në një moment Ronaldo m’u afrua dhe nisëm të bisedonim. Folëm për gjithçka, por në një moment i tregova se si fëmijë e urreja. Nisëm të qeshnim dhe kemi pasur gjithnjë një raport të bukur”.
Mourinho- “Mourinho ka një imazh dhe fuqi të madh për të gjithë atë që përfaqëson në botën e futbollit. Jam i sigurt se do të ishte një shahist i zoti. Më telefonoi dy herë para se të transferohesha te Roma dhe ai di mirë se si të komunikojë dhe t’i prekë njerëzit. Pata menjëherë një ndjesi të veçantë dhe është e vështirë që në botën e futbollit të ndjesh diçka kaq të sinqertë. Kam një raport shumë të drejtpërdrejtë me të dhe flasim shumë, “përplasim” idetë. Është shumë i zoti për të përgatitur një ndeshje dhe në fushë ndodh pjesa më e madhe e atyre që ai thotë.
E njeh shumë mirë futbollin dhe këtë e provon fakti se ka fituar në të gjitha skuadrat që ka trajnuar. Mbaj mend në janar të vitit 2022, kur isha ende pjesë e Juventus në fitoren 3-4 ndaj Romës, Mourinho m’u afrua dhe më tha se isha një fenomen. Nuk më kishte ndodhur kurrë që një trajner kundërshtar të më fliste në këtë formë. Në kohën kur ishte trajner i Manchester United dhe u përball me Juventus, patëm një zënkë, por që mbeti në fushë”.
Fanella e Tottit me numrin 10- “Numri 10 i Romës do të jetë gjithnjë i Francesco Tottit, ashtu si numri 10 i Juventus do të jetë gjithnjë i Alessandro Del Pieros. Tek Juventus ishte shoqëria që më kërkoi të vishja fanellën me numër 10 dhe për mua ishte një nder i jashtëzakonshëm. Te Roma? Kurrë mos thuaj kurrë! Sigurisht, do të ishte një përgjegjësi unike. Roli im në “shahun” e Romës? E sigurt është që Mbreti do të ishte Mourinho, ndërsa Mbretëreshë është e gjithë skuadra. Unë ndjehem ushtar”.
Penalltia në finalen e Botërorit- “Të jem i sinqertë isha shumë i ftohtë. E dija se ku do të godisja në momentin që lojtari i Francës para meje gaboi, shkova te pika e bardhë me siguri maksimale. Dhe, topi për fat të mirë shkoi në rrjetë”.
Roma do të përballet këtë fundjavë me Milanin në kampionat...
E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë në qendër të vëmen...
Formula 1 vazhdon të shtojë shkëlqim në programin e saj. ...
Rajo Vajekano do të përballet sonte në mbrëmje me Barcelon...
Ditën e sotme 4 skuadrat e Superiores do të na rikthejnë e...
Interi dhe Juventusi do të përballen mbrëmjen e të mërkurë...
Dejvi Bregu ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Mag...
Xhakomo Vrioni i habiti të gjithë në momentin që zgjodhi t’i...
Sezonit 2022-2023 i vjen fundi pas rreth një muaji e gjysm...
Real Madrid u mposht 4-2 në transfertë përballë Gironas, p...
Talenti shqiptar, Renaldo Torraj, i dhuroi fitoren skuadrë...
Elseid Hysaj është kthyer në një pikë fikse në rreshtimin e ...
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Arb Manaj e ka bërë “sefte” n...
Courtois është portieri i Real Madridit dhe ka jo pak eksp...
UEFA po konsideron organizimin e finales së Champions League...
Pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Parë, Skënderbeu do t...
Merkato e zhvilluar nga Paris Saint-Germain në sezonet e fun...
Vazhdojnë polemikat rreth divorcit të Hiba Abouk me Achraf H...
Carlos Henrique Raposo, i njohur në botën e futbollit si “El...
Ilir Daja dhe Ballkani i tij shkruan historinë këtë sezon te...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...