web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Real Madrid-i zgjedh Allegri-n për stolin

4 Mars 2026, 15:01, Sport CNA

E bujshme/ Real Madrid-i zgjedh Allegri-n për stolin

Ditët e fundit janë shtuar zërat për një marrëdhënie jo të mirë mes Massimiliano Allegri-t dhe drejtuesve të Milan-it.

Diskutimet lidhen me premtime të pambajtura në merkato dhe me paqartësi mbi balancën mes drejtimit teknik dhe atij financiar në klub.

Në këtë situatë është përmendur edhe interesimi i Real Madrid-it për trajnerin italian. Klubi spanjoll po vlerëson alternativat pas eksperiencës jobindëse me Arbeloa-n në stol.

Presidenti Florentino Pérez e ka vlerësuar prej kohësh profilin e Allegri-t dhe ka tentuar ta afrojë edhe më parë.

Në vitin 2019 nuk u arrit marrëveshje, ndërsa në 2021 palët kishin rënë dakord për kushtet, por trajneri u rikthye te Juventus-i.

Aktualisht mbetet për t’u parë nëse do të ketë një lëvizje konkrete, ndërsa Allegri kërkon qartësi për të ardhmen e tij te Milani.





Lajmet e fundit nga