web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E ardhmja e Mario Balotellit/ Sulmuesi italian, pranë firmës me skuadrën e Serisë A

30 Qershor 2023, 09:02, Sport CNA

E ardhmja e Mario Balotellit/ Sulmuesi italian, pranë firmës me

Mario Balotelli dëshiron të rikthehet të luajë në Itali, pas aventurës aspak pozitive me Sion, në Zvicër. Sipas mediave italiane, sulmuesi 32-vjeçar u ka rrëfyer miqve të tij më të ngushtë dëshirën për të luajtur sërish në Serinë A.

Ai e ka bërë këtë deklaratë gjatë dasmës së vëllait të tij Enock. Mësohet se Balotelli është në bisedime me skuadrën e Cagliari-t, që u rikthye në Serinë A nën drejtimin e trajnerit Claudio Ranieri.

Sulmuesi është gati të bëjë një sakrificë të madhe ekonomike për të luajtur sërish në Itali. Mes Ranierit dhe Balotellit gjithnjë ka pasur një marrëdhënie të mirë, ndaj dhe palët po punojnë për realizimin e këtij transferimi.

Ndoshta Ranieri, me përvojën dhe moshën e tij, do të arrijë të rikthejë sulmuesin që njohim të gjithë, duke e pasur nën kontroll. Një sulmues që mund të shpërthejë me Cagliari-n dhe të tregojë sërish aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

Hera e fundit që Mario Balotelli ka luajtur në Itali është sezoni 2020-2021, kur vishte fanellën e Monza-s në Serinë B. Një vit më herët, sezoni 2029-2020, ai luante ne Serinë A me ekipin e Brescia-s.





Lajmet e fundit nga