E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
U zhvillua këtë të shtunë në Vlorë, Konkursi Ndërkombëtar për projektin e ri të stadiumit të qytetit, “Flamurtari”. Tre studiot arkitekturore të përzgjedhura si finaliste, FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë) prezantuan idetë e shndërrimit të tij. Jo vetëm në mjedise sportive por edhe sociale e ekonomike.
I pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Sikurse edhe në dy konkurset e tjera, ai është sërish pjesë e jurisë që do të përzgjedhë edhe projektin fitues. Në fjalën e tij përshëndetëse, Duka u shpreh se qyteti i Vlorës e meriton një stadium të ri e modern.
Kreu i FSHF-së nënvizoi se futbolli në Shqipëri është zhvilluar shumë vitet e fundit. Qoftë në infrastrukturë, me katër stadiume të reja, por edhe në dy komponentët e tjerë të futbollit. Në anën edukative dhe në bazën materiale falas për të gjithë fëmijët.
Duka nuk ngurroi të bënte edhe njëherë thirrje për bashkëpunim me njësitë vendore në Vlorë, klubin ‘Flamurtari’ apo edhe biznese të qytetit bregdetar. Për ndërtimin e sa më shumë fushave për fëmijët, ndërsa nënvizoi se FSHF do të mbështesë çdo projekt.
Ndër të tjera, numri një i futbollit shqiptar garantoi se juria sot do të përzgjedhë veprën më të mirë ndër tre projektet finaliste. Për t’i shërbyer Vlorës, futbollistëve, shtypit dhe sigurisht, tifozëve.
Të nderuar futbollistë, trajnerë, përfaqësues të mediave,
Më lejoni që në emër tuaj, në emër të komunitetit të futbollit, jo vetëm vlonjat por të të gjithë Shqipërisë, të falënderoj kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama. Për këtë proces të ndërtimit të stadiumeve në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu të falënderoj edhe Ministren, zonjën Evis Kushi, e cila ka qenë pjesë e procesit që nga fillimi pas shpalljes së iniciativës nga kryeministri.
Do të doja të falënderoja jurinë dhe jo vetëm jurinë e sotme, por të gjithë juritë ndërkombëtare. Me ekspertët më të mirë të Europës që kanë kontribuar vullnetarisht në përzgjedhjen e këtyre projekteve. Gjithashtu do të doja të falënderoja edhe të gjithë studiot që kanë pranuar ftesën tonë për të qenë pjesë e kësaj gare.
Nuk kanë qenë vetëm 9 studiot finaliste, por kanë qenë më shumë se aq. Do të doja t’i falënderoja të gjithë. Dhe dua t’i garantoj që juritë në dy rastet e para dhe në rastin e sotëm, do të zgjedhin projektin më të mirë dhe më të përshtatshëm për Vlorën. Siç e tha edhe Ministrja, Flamurtari meriton shumë më shumë sesa infrastrukturën sportive ka sot.
Me të gjithë ndryshimet e mëdha që janë bërë në Vlorë, ndryshimet në infrastrukturën sportive mbase nuk janë të merituara për Flamurtarin. Dhe për futbollistët e popullin vlonjat. Futbolli, pa dyshim që është loja më e bukur në botë, më e bukura dhe më e ndjekura në Shqipëri. Më e dashura edhe për vlonjatët, ka tre elementë kryesorë: atë të edukimit, bazën materiale dhe infrastrukturën sportive.
Mendoj se në vitet e fundit, Shqipëria ka ndryshuar shumë edhe në futboll. Në këndvështrimin e edukimit, sot kemi një shkollë të konsoliduar. Që prodhon jo vetëm trajnerë futbolli, por të gjitha specialitetet që duhen për të drejtuar atë: fizioterapistë, mjekë, prepartatorë fizikë etj. Të cilët janë të licencuar dhe njihen në të gjithë Europën. Specialistë të gatshëm për të edukuar fëmijët tanë.
Baza materiale gjithashtu nuk diskutohet më në këtë vend. Diskutohet mbase për cilësinë, por askund për sasinë dhe për pajisjen me të. Projektet e FSHF-së, ‘Topi yt’ prej 7 vitesh dhe ai i ‘Uniforma ime’ vitin e fundit, ka furnizuar me bazë materiale çdo njeri që dëshiron të luajë futboll në Shqipëri.
E treta, infrastruktura, që është shumë e rëndësishme. Infrastruktura ka bërë ndryshime të mëdha. Kemi ndërtuar që nga viti 2015 katër stadiume të niveleve ndërkombëtare. Në vitin 2015 filluam me ‘Elbasan Arenën’ një vepër që na solli fat dhe kualifikim për në ‘EURO 2016’. Nën kujdesin e kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama.
Pasuam me stadiumet e tjera, Kukësin, Shkodrën dhe me perlën e futbollit shqiptar, ‘Air Albania Stadium’. Stadium që na solli edhe ‘Conference League’ në Tiranë. Që i shërbeu jo vetëm futbollit, por i shërbeu të gjithë Shqipërisë, biznesit shqiptar, njohjes së vendit tonë.
Kemi vazhduar me shumë investime të tjera, me ndërtime fushash për stërvitje, sisteme ndriçimi e të tjera. Në Vlorë, mbase nuk jemi në nivelin e kërkuar. Ato pak investime që janë bërë në futboll, janë bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Qoftë fusha në Pyllin e Sodës, qoftë ndriçimi në stadiumin e Vlorës. Apo qoftë edhe fusha e Orikumit.
Unë dua ta përsëris thirrjen edhe këtu në Vlorë. Që të bashkëpunojmë me njësitë vendore, me klubin Flamurtari. Të bashkëpunojmë me bizneset e vendit për të ndërtuar më shumë fusha për fëmijët e Vlorës. Ne tashmë e kemi nisur një bashkëpunim për një akademi me Sokol Kushtën, me legjendën e futbollit vlonjat dhe atij shqiptar.
Unë uroj ta kurorëzojmë sa më parë. Nuk do doja që të rrimë me kaq, por të bëjmë akoma më shumë. E deklaroj publikisht që jemi të gatshëm të mbështesim çdo lloj projekti për të ndërtuar fusha. Në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Kryeministri e ka shprehur gatishmërinë në të gjitha takimet. Nga çdo lloj kërkese, nga individë, bashki apo klube.
Mjafton që t’i shërbejmë futbollit. Nuk dua të zgjatem më, por edhe një herë dua t’u garantoj që sot ne besoj se do të zgjedhim veprën më të mirë. Atë që do t’i hapë akoma më shumë rrugë zhvillimit të futbollit në Vlorë. Atë që do t’u shërbejë futbollistëve për të pasur një performancë të mirë. Mediave për të kryer më mirë detyrën e tyre. Arkitekturës së Vlorës, por edhe gjithë spektatorëve që janë gjëja më e rëndësishme e një ndeshje futbolli. Ju falënderoj!
Partizani do të presë në shtëpi Kukësin, sot në orën 18:00 p...
Këtë të shtunë në Vlorë u zhvillua Konkursi Ndërkombëtar për...
Në këtë periudhë, Parisi nuk ndodhet në një zonë shumë të qe...
Enea Jorgji rikthehet të gjykoj në Abissnet Superiore. Pas m...
Ditën e sotme do të luhen tre ndeshje të Serie A, ku siguris...
Java e 32-të e Superiores hap siparin me 4 ndeshje. Dy prej ...
Myrto Uzuni është kthyer përsëri te goli. Sulmuesi i kombëta...
Atlético e Madridit synon të zgjidhë shpejt situatën e portu...
Milani ka humbur sot një nga objektivat kryesorë të merkatos...
FSHF njoftoi ditën e sotme axhendën për finalen e madhe të K...
Ivan Gvozdenoviç ishte heroi i Skënderbeut këtë sezon që u n...
Një faqe zyrtare në “Twitter” pranë klubit të Çelsit, ka ha...
Në Francë ekziston një çështje mjaft e nxehtë rreth Leo Me...
Pas një viti në Kategorinë e Parë, Dinamo arriti të siguro...
Orges Shehi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp par...
Një ngjarje shumë e rëndë, e shëmtuar erdhi nga volejbolli...
Flamurtari ka vendosur të bojkotojë fjalën e drejtuesve të F...
Vllaznia duket se nuk po kalon momentet më të mira në Superl...
Kristof Galtier ka folur ditën e sotme në konferencë për sht...
Giovanni Colella ka dalë në konferencën e zakonshme për sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...