Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Flamurtari ka vendosur të bojkotojë fjalën e drejtuesve të FSHF-së për projektin e stadiumit të ri dhe atë "Vlora Sport", duke konfirmuar edhe njëherë marrëdhëniet e tensionuara me organizmin e futbollit.
Të ndodhur në Kategorinë e Parë, Flamurtari është në garë për zonën "play off" dhe kërkon ngjitjen në Superligë përmes ndeshjeve shtesë. Për presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, ky reagim i klubit vjen si shkak i dënimeve të shumta që FSHF u ka bërë vlonjatëve, çka ka sjellë edhe "pikën e vlimit".
Idrizi flet edhe për trukime dhe paracaktime ndeshjesh, me duelin e humbur me penallti kundër Dinamos që pritet të dërgohet në prokurori për një penallti jo të saktë që vendosi rezultatin dhe nxiti protestat e tifozëve.
"Bojkoti? Momenti i bojkotimit për FSHF-në në 'Vlora Sport' është pika e vlimit mes klubit tonë dhe institucionit të futbollit. Ata që na kanë mbyllur stadiumin dhe kanë larguar tifozët, nuk janë të mirëpritur këtu. Kemi marrëdhënie me zig-zage. Ky projekt i ri nuk ka asnjë rol për FSHF-në, as financiar, as institucional dhe as emocional ndaj nuk duam të jenë këtu.
Kemi pakënaqësi, kjo është vija mes zërit dhe revoltës. Vija jonë e demarkacionit është kjo. Më duket se para katër vitesh bënë kopertinën e "Fermës së Kafshëve". Kur unë stadiumin e mbush plot, këta të FSHF-së na mbyllin stadiumin. Si do të jesh pjesë e një projekti për stadium të ri, kur ti na mbyll stadiumin?
Nuk i di standardet e FSHF-së. Për ne, ata nuk janë dashamirës për futbollin. FSHF nuk mban përgjegjësi për rezultatet tona, ne kemi bërë disa ndeshje jo të mira. FSHF na ka dënuar disa herë me arbitrat, që na prishin lojën. Ne nuk bëhemi pjesë e lojës së FSHF-së për projektin "Vlora Sport", nuk duam t'i shohim dhe t'i dëgjojmë", tha fillimisht Idrizi.
Kreu i Flamurtarit më pas u ndal edhe tek akuzat që Oriku, klubi tjetër i Kategorisë së Parë ka bërë për trukime në futbollin shqiptar.
"Akuzat e Orikut për korrupsion? Unë do dërgoj ndeshjen me Dinamon në prokurori, na është ngrënë haku. Kam dërguar edhe ndeshje të tjera në prokurori në Superligë. Le të shkojmë të denoncojmë ndeshjet që janë të trukuara. Në Shqipëri 50 për qind e futbollit luhet nga sportistët, 50 për qind nga të tjerët dhe politikanët.
Ndeshja me Dinamon? Nuk merrem me gjykimin. Merrem me këta që organizojnë garën. Nuk futem ishte ose jo penallti. Një ndeshje e trukuar, të parët janë ata që organizojnë. Arbitri është mjeran fare, nuk ka empati për futbollin as kreu i Federatës. Kur kreu i FSHF nuk ka empati për ata që harxhojnë lekët për futbollin, nuk e duam", vijoi ai.
Sinan Idrizi kërkon që stadiumi i ri në Vlorë të jetë me të paktën 25 mijë vende, teksa ka cekur edhe largimin e tifozëve si pasojë e arbitrimit dhe komandimit të garës.
"Stadiumi i ri? Dua të ndërtoj një stadium me 25 mijë vende. E ka të domosdoshme Vlora diçka të tillë në një të ardhme të afërt. Largimi i tifozëve ka një shkak, organizimi i garës së paragjykuar. Janë 10 ekipe që nuk funksionon sistemi. Është njëshi i FSHF-së që vendos dhe të tjerët nuk flasin. Me këtë mentalitet nuk mbushen stadiumet.
Përpara disa vitesh Flamurtarit ju dha një penallti kundër dhe arbitri pranoi se nuk ishte. Ai duhet të jetë në prokurori sepse ka ndryshuar garën me urdhër", tha Idrizi për "Report TV".
Vllaznia duket se nuk po kalon momentet më të mira në Superl...
Kristof Galtier ka folur ditën e sotme në konferencë për sht...
Giovanni Colella ka dalë në konferencën e zakonshme për sh...
Arsenio Iglesias, një nga legjendat më të mëdha në nivelin e...
Tashmë nuk ka më dilema: Carlo Ancelotti është kandidati kry...
Stavri Nica duket se ka formulën magjike për skuadrën e Laçi...
Myrto Uzuni është padyshim një nga lojtarët më të spikatur t...
Paskuale Rsso, president i Dhomës së Tregtisë për rajonin e ...
Brajtoni e ka fituar garën kundër të paktën tri klubeve të t...
Pep Guardiola është një strateg që tashmë zë një vend në Oli...
Barcelona po nis nga puna për sezonin e ardhshëm. Duke par...
Napoli u shpall kampion në Serinë A pas 33 vitesh pritje. ...
Napoli është shpallur zyrtarisht kampion i Serisë A për se...
Kampionati i Napolit mori formë vendimtare në pjesën e par...
Moment historik për Amir Rrahmanin. Kapiteni i Përfaqësues...
Napoli është zyrtarisht kampion i Italisë për sezonin 2023...
Girona-Mallorca mbyllet me rezultatin 2-1 në një sfidë që is...
Në Shkodër festuan firmën me Bekim Balajn, sikur titulli të ...
Zlatan Ibrahimovic vuan nga dëmtimet prej një viti, por përs...
Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Monzën në kuadë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...