web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duka fton biznesmenin Mane të investojë në futboll

26 Shkurt 2026, 10:10, Sport CNA

Duka fton biznesmenin Mane të investojë në futboll

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pritur në një takim miqësor biznesmenin e njohur Samir Mane, duke i bërë një ftesë të hapur për t’u përfshirë në botën e futbollit shqiptar.

Gjatë bisedës, Duka theksoi se nuk kërkon thjesht financim prej tij, por eksperiencën e tij të jashtëzakonshme në menaxhim.

“Dua të të mbush mendjen të menaxhosh një klub futbolli, sepse ti je më i miri në menaxhim," u shpreh Duka, duke shtuar se përfshirja e Manes do të shërbente si model suksesi për të tjerët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nga ana e tij, Mane e pranoi me humor se futbolli nuk është fusha e tij, por la të hapur mundësinë e një investimi në të ardhmen.

Një lëvizje e tillë nga ana e grupit "Balfin" do të shënonte një kthesë historike për standardet e klubeve në Shqipëri, duke sjellë profesionalizëm dhe stabilitet financiar në Kategorinë Superiore.





Lajmet e fundit nga