web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dopieta e Rashicës, Skënderbeu i "pret biletën" Kukësit

19 Prill 2024, 16:55, Sport CNA

Dopieta e Rashicës, Skënderbeu i "pret biletën"

Skënderbeu i ka dhënë fund serisë së rezultateve negative, teksa u rikthye te fitorja në kampionat aty kumposhti më rezultatin 0-2 Kukësin në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superiore.

Dopieta e shënuar nga Ermir Rashica, i dha 3 pikë të rëndësishme korçarëve, në luftën për vendin e katërt.

Sulmuesi realizoi fillimisht në minutën e 33-të me penallti dhe më pas në minutën e 68-të, pas një asisti të marrë nga Gerco.

Me këtë humbje, Kukësi mund të thuhet se ka “prerë biletën” për në Kategorinë e Parë, pasi mban vendin e fundit me 26 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 44 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt.





Lajmet e fundit nga