web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luhet në “aksin” Elbasan-Kukës, dy ndeshjet e sotme të Superiore

19 Prill 2024, 11:38, Sport CNA

Luhet në “aksin” Elbasan-Kukës, dy ndeshjet e sotme

Këtë të premte, do të luhen dy ndeshjet e para, të vlefshme për javën e 32-të në Superiore.

Në orën 15:00, Tirana përballet me Erzenin, sfidë e cila është planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Fillimisht ndeshja ishte pnalifikuar të luhej në “Arenën e Demave”, në kryeqytet, por drejtuesit e Partizanit i frikësoheshin trazirave të tifozëve dhe për këtë arsye u kërkua ndryshimi i stadiumit.

Në njëjtin orar, do të luhet edhe sfida e dytë e kësaj të premte, mes Kukësit dhe Skënderbeut në qytetin verilindor. Korçarët po kalojnë një moment të vështirë dhe për këtë arsye do të kërkojnë të rikthehen të fitorja. Në krahun tjetër, Kukësi është thuajse i rënë në Kategorinë e Parë, por te skuadra e Devollit, duan të mbajnë ende shpresat gjallë.





Lajmet e fundit nga