E dënuar për dhunë në familje/ 34-vjeçarja dërgohet në burg bashkë me foshnjen 7 muajshe
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...

Dinamo përballet këtë të shtunë me Partizanin, në derbin e kryeqytetit, që pritet të jetë spektakolar, për shkak të formës së shkëlqyer që po kalojnë dy ekipet.
Në prag të kësaj përballje, për mediat ka folur trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i cili deklaroi se do të jetë një ndeshje e veçantë, e cila duhet fituar.
“Çdo fitore vlen tri pikë, por kur shoqërohet me një lojë të mirë dhe gola krijon një atmosferë tjetër. Ne si Dinamo duhet të tregojmë mentalitet fituesi. Duhet të performojmë në të njëjtën formë dhe të marrim rezultate si deri tani.
Pikët janë rikuperuar, por të gjithë jemi ulur me ‘këmbë në tokë’, sepse e dimë shumë mirë që ndeshja me Elbasanin është arkivuar. Futbolli është një shfaqje e përjavshme. Aktorët kryesorë janë futbollistët, ata në disa ndeshje nuk janë dorëzuar. Merita është e tyre, pastaj për ne si staf, sepse jemi suport për të gjithë lojtarët, që të shfaqin jo vetëm vlerat e tyre individuale, por t’i shkrijnë ato me grupin.
Është një ndeshje e veçantë, që duhet fituar. Shumica e derbeve nuk është se kanë prodhuar spektakël, janë fituar me episode. Partizani ka një ekip që sulmon në pjesën më të madhe, ashtu si ne, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje. Kundërshtari ka lojtarë të shpejtë dhe me rendiment të mirë. Ne vazhdojmë të instalojmë lojën që kemi bërë kohët e fundit. Kush do të gabojë më pak, do të shkojë te fitorja.
Me atë që është bërë, jam shumë i kënaqur. Ekipi ka pasur ripozicionim goxha të mirë në tabelë nga momenti kur mora drejtimin. Po stabilizojmë pak a shumë 11-shen dhe kemi 6 ose më shumë lojtarë të gatshëm që në çdo moment të ndërhyjnë.
Dua të them se është një investim i presidentit Bardhi në gjithë kompleksin. Dhe është një investim i duruar, sepse ka disa vite për të bërë një Dinamo që sot i plotëson të gjitha kushtet për të qenë ekip konkurrues. Nuk na mungon asgjë. Këto 9 javë kemi bërë mirë, sepse kemi gjetur mirë.
Trajnerët nuk kanë edhe aq shumë rol në derbi. Në derbi ata më shumë kanë pjesën e menaxhimit të anës psikologjike, sepse ndonjëherë përgjegjësia e ndeshjes kalon mbi nivelin optimal dhe kjo nuk është gjë e mirë. Derbin e fitojnë lojtarët, apo ekipet, duke vënë logjikën e lojës në fushë dhe duke ruajtur ekuilibrat.
Fusha e Elbasanit është nga më të mirat në Shqipëri për cilësi dhe komoditetit që të ofron. Do të kishim qejf të luanim në Tiranë, sepse tifozët do ta kishin distancën më të shkurtër, por edhe Elbasani është një fushë që të jep mundësinë të shprehesh maksimalisht. Shpresojmë që të vazhdojmë me fitore në derbi për të vazhduar rrugëtimin drejt objektivave që ka klubi”, deklaroi Daja.
Trajneri i Everton, Sean Dyche, ka zbuluar se Armando Broj...
Egnatia-Vllaznia, është supersfida e javës së 13-të në Sup...
Keidi Bare ishte një nga rikthimet në listën e trajnerit S...
Trajneri i Partizanit, Aleksander Veselinovic, pret një sf...
Kategoria e Parë nisi javën e 12-të këtë të premte, me dy ...
Trajneri i Milan-it, Paulo Fonseca, zbuloi se Francesco Ca...
Ernest Muçi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të...
Barcelona ka zgjedhur Karim Adeyemi-n për sulmin. Sulmuesi...
Kevin Zefi, prej kohësh përflitej se mund të bashkohej me ...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për sh...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, zbuloi se pak kohë më par...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për mediat pas publi...
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në G...
Këtë të premte, trajneri i Shqipërisë, Sillvinjo, do të pu...
Manchester United regjistroi fitoren e parë për këtë sezon...
Nëntë ndeshje në Europa League, prodhuan plot 24 gola të s...
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare t...
Pasi shpalli listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e...
FSHF dhe UNICEF nënshkruan sot një memorandum bashkëpunim ...
Kylian Mbappe nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Franc...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...