web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Egnatia-Vllaznia, Brdaric: Po shkojmë drejt suksesit, kemi ndërtuar një restorant

8 Nëntor 2024, 19:28, Sport CNA

Egnatia-Vllaznia, Brdaric: Po shkojmë drejt suksesit, kemi ndërtuar

Egnatia-Vllaznia, është supersfida e javës së 13-të në Superiore. Përballë njëra-tjetrës, vihen dy klube pretendente për titullin kampion dhe spektakli është i garantuar.

Në prag të kësaj përballje, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric, vlerësoi Egnatian, duke thënë se janë një skuadër shumë e mirë dhe e fortë.

Tekniku kuqeblu deklaroi se skuadra e tij duhet të bëjë maksimumin, për të marrë një rezultat pozitiv.

I pyetur për humbjen herën e kaluar në Rrogozhinë, Brdaric deklaroi se skuadra e tij ka mësuar nga e kaluara.

“Me Egnatian është një ndeshje shumë e rëndësishme, kundër ekipit që ishte kampion vitin e kaluar. Një ekip me mjaft eksperiencë dhe një trajner me mjaft eksperiencë që kanë objektiva të mëdha këtë sezon. Në Rrogozhinë është një sfidë e madhe. Në opinionin tim, Egnatia është një nga ekipet më të mira të kampionatit dhe të luash mirë kundër këtyre ekipeve, është diçka e rëndësishme.

Duhet të tregojmë shumë energji dhe të kemi një plan të mirë për ndeshjen. Duhet të jemi 90-minuta të përqendruar dhe të disiplinuar. Të jemi vetja jonë, të luajmë stilin tonë dhe të përfitojmë nga pikat e dobëta të Egnatias. Për momentin, ne jemi në një formë të mirë, kemi mësuar nga e kaluara. Ne shkojmë vetëm për të fituar. Në fund të ditës, do të shohim si shkon loja dhe si do të funksionojë ekipi. Duhet ta kuptojmë që është një ndeshje shumë serioze. Na duhet një performancë e mirë për nesër.

Ne po rritemi si ekip dhe si klub. Kemi rreth nesh që po na ndihmojnë shumë dhe që e duan Vllazninë. Personalisht, i vlerësoj dhe i falënderoj shumë të gjithë njerëzit që na kanë qëndruar afër. Të gjithë njerëzit e dinë që presidenti Alban Xhaferi dhe miku jonë Ardit na kanë qëndruar shumë afër. Tani kemi ngritur edhe një restorant për ekipin.

Këto janë detaje të vogla, por shumë të rëndësishme dhe që e çojnë një ekip drejt suksesit. Pjesa financiare është diçka e rëndësishme në futboll, pasi lojtarët janë 100% të fokusuar në fushë. Prandaj, kushdo që do të na ndihmojë në vazhdim është i mirëpritur dhe i vlerësojmë, por puna jonë është që të japim maksimumin për këta njerëz që na qëndrojnë afër, në mënyrë që mos t’i zhgënjejmë”, ka deklaruar timonieri i kuqebluve.





Lajmet e fundit nga