web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bobo Vieri thumbon Inzagin mbi Kristjan Asllanin: Talent i madh, si ka mundësi...

1 Mars 2023, 12:40, Sport CNA

Deri tani 286 minuta ne kampionat në 12 ndeshje që janë mesatarisht 23 minuta për ndeshje… Këtyre u shtohen 125 minuta në Champions League dhe 6 minuta në Superkupë dhe 2 ndeshje në Kupen e Italise…

Keto jane numrat e Asllanit te Interit. Nje investim rreth 12 mln euro qe nuk eshte justifikuar por jo per fatin e keq te shqiptarit po trajnerit Inzaghi. Dhe talenti i mesfushorit nuk diskutohet, saqe edhe legjenda Vieri e pranon.

Christian Vieri duke folur nga Bobo TV ne Twich ka analizuar momentin e ekipit zikalter qe eshte 18 pike larg kreut te renditjes ku ndodhet Napoli dhe qe ka luhatje te pabesueshme…

Ai është i bindur për një aspekt: ??”Unë dua të them një gjë, kështu që njeriu të kuptojë se sa i fortë është Interi. Për mua ata janë më të fortët në ligë, askush nuk ka sulmues të Interit, po ashtu edhe mesfushorët.

Për mua kjo skuadër mund te humbase vetem dy ndeshje në një vit, kundër Milanit dhe Juventusit, jo shtatë te tilla. Pres më shumë sepse e shoh këtë ekip si shumë të fortë”

“Interi është skuadra më e fortë në kampionat, askush nuk i ka Lukakun, Dzekon dhe Lautaron… Askush nuk i ka këta lojtarë apo edhe stolin e tyre. Unë pres shumë më tepër, ata janë një ekip i jashtëzakonshëm pavarësisht të gjitha problemeve që mund të kenë financiarisht dhe me president.

Ai eshte edhe me i forte se Juventusi,nuk mund te humbase te gjitha ndeshjet qe ka humbur kete vit,kam pare ndeshje shume te keqija ne San Siro. Inter duhet te shenoje dy-tre gola per ndeshje kunder te gjitheve,se sidoqofte viti ishte shume ulje-ngritje dhe hodhën shumë pikë. Nuk mund të jetë ky ndryshim.

Shikoni stolin, De Vrij titullar i Holandes dhe qe nuk luan, ose Dumfries, ose Gosens qe luante titullar te Gjermania. Brozovic te Kroacia qe eshte lideri. Asllani super talent qe se sheh fushen fare, as 10 minuta…”.

Nuk e kuptoj pse. Nuk më intereson trajneri,thjesht që Interi nuk mund t’i humbë të gjitha këto pikë dhe unë Nuk e kuptoj si kurrë. Ai është shumë i fortë për të qenë kaq larg nga Napoli.”





Lajmet e fundit nga