web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayern fiton me “poker”, dy barazime spektakolare në Bundesligë

21 Mars 2026, 17:37, Sport CNA

Bayern fiton me “poker”, dy barazime spektakolare në

Bayern Munich fitoi 4-0 ndaj Union Berlin në javën e 27-të të Bundesligës. Goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë me Olise, ndërsa vetëm 3 minuta më pas shënoi edhe Gnabry për 2-0.

Në pjesën e dytë, Harry Kane realizoi në minutën e 49-të pas asistit të Laimer për golin e tretë. Në minutën e 67-të, Gnabry shënoi sërish duke kompletuar dopietën dhe rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë fitore, Bayern arrin në 70 pikë dhe shkëputet me 12 pikë nga ndjekësi më i afërt. Union Berlin mbetet në vendin e 10-të me 31 pikë, 7 më shumë se zona e rrezikut.

Në ndeshjet e tjera, Koln–Monchengladbach dhe Heidenheim–Leverkusen përfunduan 3-3. Werder Bremen fitoi 0-1 në transfertë ndaj Wolfsburg.





Lajmet e fundit nga