web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ankth” te Kombëtarja, titullari i kuqezinjve mungon në stërvitje

13 Qershor 2023, 15:34, Sport CNA

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, atë kundër Moldavisë, e cila do të luhet mbrëmjen e së shtunës në “Air Albania”.

Në kërkim të një formacioni ideal dhe më shumë sulmues, Silvinjo po kërkon dita-ditës lojtarët e duhur që do të hedhë në fushë për këtë takim, që pa dyshim duhet të fitohet nëse duam që të realizojmë objektivin e kualifikimit në “EURO 2024”.

Gjatë seancës së djeshme stërvitore, në fushë ka zbritur edhe Jasir Asani, i cili ka punuar i diferencuar dhe me vrapime të lehta, duke qenë se anësori vjen nga një vend i largët si Koreja e Jugut dhe ka kaluar mbi 20 orë udhëtim me avion.

Një tjetër futbollist i cili nuk u stërvit në fushë me grupin, ishte edhe Berat Gjimshiti. Nuk dihet nëse mbrojtësi ka ndonjë shqetësim, apo thjesht mbingarkesë.





Lajmet e fundit nga