web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i njohur spanjoll kërkon shërbimet e Sadikut

13 Qershor 2023, 15:20, Sport CNA

Klubi i njohur spanjoll kërkon shërbimet e Sadikut

Armando Sadiku gjeti sërish formën e tij pozitive pas një përvoje jo të mirë në Bolivi. Sulmuesi shqiptar ishte një element i rëndësishëm për Cartagena-n këtë sezon, me të cilët shënoi 8 gola. Dy superekipet e Indisë, Kerala Blasters dhe Mohun Bagan janë vënë në garë për shërbimet e lojtarit të Kombëtares kuqezi.

Por skuadrat indiane do të kenë konkurrencë të fortë këtë verë, pasi në skenë del edhe një ekip spanjoll. Bëhet fjalë për Racing Santanderin, që luan në La Liga 2. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Armando Sadikut, i cili ka mundësinë të rrisë vlerat e tij në merkato në dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare.





Lajmet e fundit nga