web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alfred Cako tregon cila do të jetë finalja e Botërorit

8 Dhjetor 2022, 12:32, Sport CNA
Alfred Cako tregon cila do të jetë finalja e Botërorit
Alfred Cako

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë parashikimin e tij për finalen e madhe të Botërorit dhe është aq i sigurt në atë që thotë saqë i fton shqiptarët të vënë baste. Atëherë e fillojmë me cerekfinalet, sipas Cakos, Brazili eliminon Kroacinë dhe Holanda eliminon Argjentinën, ndeshje që luhen të premten.

Në dy cerekfinalet që luhen të shtunën, Franca mund Anglinë dhe Portugalia mund Marokun. Në gjysmëfinalen e parë, Brazili mudn Holandën dhe kalon në finale. Në gjysmëfinalen e dytë, Portugalia mund Francën dhe kalon në finale. Pra finalja sipas Cakos do jetë mes Brazilit dhe Portugalisë.

Sigurisht që shumica për një finale të tillë do mendonin që do fitonte Brazili, por një konspiracionist si Alfred Cako ka gjithmonë surpriza. Ai mendon se Portugalia mund në finale Brazilin dhe ngre trofeun e Botërorit "Katar 2022". Finalja do luhet më 18 dhjetor në orën 16:00 me orën tonë.





Lajmet e fundit nga