Zbardhen vendimet, FSHF-ja fal tri klubet dhe arbitrin që u dënuan për trukime ndeshjesh
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije me një komuni...
Bajerni i Mynihut nuk e ka nisur mirë sezonin në Bundesligë. Bilanci i bavarezëve është tri fitore dhe po kaq barazime. Në tri ndeshjet e fundit mori tri pikë në total. Kjo situatë ka krijuar pak tension në dhomat e zhveshjes bavareze. Por jo gjithçka është një lajm i keq në skuadrën gjermane. Kampionët e Bundesligës po i gëzohen një prej blerjeve të fundit dhe më të çmuara: të riut Mathys Tel. Edhe pse vetëm 17 vjeç, talenti francez po mundohet sadopak të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Levandovskit. Është bast i madh për të ardhmen.
Bajerni e mori adoleshentin Tel në korrik nga Rennes. Të shtunën e kaluar, sulmuesi francez u bë golashënuesi më i ri në historinë e skuadrës gjermane në Bundesligë. Ai shënoi golin e tij të parë në kampionatin elitar gjerman kur ishte 17 vjeç, 4 muaj e 17 ditë (është lindur më 27 prill 2005). Me fanellën bavareze kishte shënuar fillimisht në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, kundër Viktoria Köln.
Kundër Shtutgartit, Tel, i cili ka nënshkruar me Bayernin deri në qershor 2027, luajti për herë të parë titullar, duke u rreshtuar në të djathtë. Trajneri Nagelsman e ka grumbulluar në shtatë ndeshje në të gjitha garat (një e humbi për shkak të lëndimit) dhe i ka dhënë minuta në katër prej tyre. Në Champions League, kundër Interit, ishte në pankinë.
“Ai është zhvilluar mirë, tregon vendosmëri në stërvitje dhe kjo është e mirë për ekipin. Tel është shumë i mirë në driblim dhe ka teknikë të shkëlqyer”, – tha Nagelsman për të disa ditë më parë.
Bajerni po fërkon duart me këtë zbulim të ri, që sezonin e kaluar luajti në 10 ndeshje te Rennes, në Francë. Ka shpenzuar plot 30 milionë euro (me gjithë bonuset), për ta bërë futbollistin më të shtrenjtë francez në moshë kaq të re.
Tel është një nga pretendentët për Golden Boy, trofe për të cilin aspirojnë emra të tillë si: Pedri, Balde, Gavi, Ansu Fati, Nico González, Nico Williams, Camavinga, Yunus Musah, Musiala dhe Gravenberch.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije me një komuni...
Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri do të zhvillojë në ...
Sulmi në zemër që pësoi një tifoz gjatë sfidës Cadiz – Bar...
Skënderbe i ri, por me “zakone” të vjetra. Korçarët vijojn...
Empoli ka humbur me rezultatin 1-2 kundër Romës. Një ndeshje...
Me merkaton e verës të përfunduar, Kristiano Ronaldo d...
Superliga shqiptare do të zhvillojë në fundjavë javën ...
Sonte, Champions-i do të vijojë të zhvillojë ndeshjet e dyta...
Ndeshja e hapjes së Botërorit 2022 është planifikuar të jetë...
Roma u është kthyer fitoreve pas dy disfatave në kampionat d...
Kristiano Ronaldo mund të ishte bërë lojtari më i paguar në ...
Ndeshja e sotme mes Empolit dhe Romës mbyll javën e 6 ...
Nedim Bajrami nuk ndryshoi skuadër gjatë merkatos së verës, ...
Pas fitores 1-0 ndaj Torinos, Interi po përgatitet të përbal...
Shpërthen skandali në radhët e përfaqësueses së regbisë të A...
Ditët po afrohen dhe Kombëtarja shqiptare duhet të nisë përg...
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bëri që të gjitha nde...
Arbitrat e sistemit VAR në sfidën Juventus-Salernitana që e ...
Fantazisti i Çelsit, Hakim Zijeh, do të rikthehet të luajë s...
Një nga talentet më të mëdhenj në futbollin turk ka "varur k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...