Vdekja e Mbretëreshës shtyn një tjetër ndeshje, këtë herë në Europa League
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bëri që të gjitha nde...
Ditët po afrohen dhe Kombëtarja shqiptare duhet të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës. Në kuadër të Ligës së Kombeve, ku nisja e këtij rrugëtimi në Ligën B, nuk ka qenë edhe aq pozitive, pasi kuqezinjtë kanë marrë vetëm një pikë në dy ndeshje, duke barazuar me Islandën dhe humbur me Izraelin, dy takimet e radhës do të jenë me po të njëjtët kundërshtarë.
Ndryshe nga muaji qershor ku u luajtën edhe ndeshjet e para, tani përfaqësuesja po përballet me një situatë kaotike në lidhje me lojtarët. Nëse para tre muajsh mungesat ishin me pikatore, aktualisht një pjesë e mirë e titullarëve janë të dëmtuar. Edi Reja këtë herë do të jetë i kushtëzuar, njësoj si në përballjen me Poloninë për kualifikueset e Botërorit, ku mungonin Gjimshiti, Cikalleshi, Gjasula, Abrashi dhe Balliu. E njëjta situatë duket sikur po përsëritet edhe pse disa emra të rinj janë afruar në organikë, çka do të bëjë që gropa e mungesave nuk do të duket edhe aq e thellë.
Kapiteni Etrit Berisha është akoma jashtë fushave si pasojë e një dëmtimi dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për në datën 24 dhe 27 shtator, atëherë kur janë edhe përballjet me Izraelin dhe Islandën. Nëse ai nuk ia del, Strakosha është gati, por problemi i Tomasit është që deri tani ka luajtur vetëm një ndeshje Kupe me Brentfordin, ndërsa në kampionat ka qëndruar në stol.
Kumbulla dhe Dermaku kanë pësuar tërheqje muskulore, ndërsa Gjimshiti nuk do të jetë i disponueshëm. Duke dëgjuar trajnerin e Atalantës Gasperini, rikuperimi i mbrojtësit po shkon mirë. “Për Gjimshitin doktori më tha se fraktura po shërohet mirë, po shërohet sipas parashikimeve”, u shpreh trajneri. Edi Reja nuk dihet nëse do të ketë të disponueshëm edhe Keidi Baren, i cili ka qenë ndër lojtarët më të aktivizuar që kur ai ka drejtuar. Mesfushori doli pas 15 minutash lojë në Espanjol-Bilbao, ndërsa këtë të shtunë ndaj Sevijës ishte në stol. Mungesë mbetet edhe Odise Roshi që nuk është rikuperuar akoma.
Çështja tjetër që ngre një shqetësim është ajo e sulmueseve. Patjetër që ndeshjet me Izraelin dhe Islandën mund të fitohen edhe me golin e një mbrojtësi apo mesfushori, por kur lojtarët e repartit sulmues kalojnë një formë të mirë me ekipet e tyre, është një plus më shumë edhe për Kombëtaren. Manaj u operua para pak ditësh, ndërsa Vrioni luajti dje 10 minuta me Nju Inglandin pas një pauze prej një muaji. Broja ka kaluar një periudhë të vështirë, nën presionin e merkatos dhe me ato pak minuta që është aktivizuar, nuk ka gjetur ende golin e parë.
Ndërkohë, Cikalleshi ka kaluar nga Turqia në Arabi, aty ku niveli i kampionatit nuk është i njëjtë me atë turk. Taulant Seferi ka luajtur dy ndeshje me Vosklën në Ukrainë, por nuk ka shijuar ende rrjetën e parë, teksa shpresa e vetme vjen nga Uzuni, i cili po kalon moment të mirë në La Liga 2, duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit gusht.
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bëri që të gjitha nde...
Arbitrat e sistemit VAR në sfidën Juventus-Salernitana që e ...
Fantazisti i Çelsit, Hakim Zijeh, do të rikthehet të luajë s...
Një nga talentet më të mëdhenj në futbollin turk ka "varur k...
Pas largimit të Skënder Gegës pak ditë më parë, tashmë ësh...
Skënderbeu dhe Dinamo barazuan dje 0-0 për javën e dyt...
Ish-futbollisti i Atletikos së Madridit dhe Barcelonës...
Gjilani prej disa javësh ka mbetur pa president, pasi ...
Është shtyrë ndeshja mes Arsenalit dhe PSV Eindhoven. Sfi...
Futbollisti anglez, Andy Carroll, u përfshi në një aks...
Enkelejd Dobi u prezantua sot te Kukësi në krye të pankinës ...
Të gjithëve u ka rastisur të “takohen” të paktën një herë ...
Hierarkia e futbollistëve të Kombëtares ka ndryshuar sa u ...
Kristiano Ronaldo këmbëguli në merkaton e verës për t’...
Pak ditë para grumbullimit të ekipit kombëtar, në kuad...
Javët e fundit, mediat spanjolle kanë raportuar për di...
Barazimi 2-2 me Shtutgartin është barazimi i 3-të rresht n...
Vetëm 5 pikë në 4 javë, vendi i 6-të në tabelën e klas...
Emiljano Musta po shkëlqen me Egnatian, teksa shënoi dhe dhu...
Lufta mes ish-çiftit të famshëm italian, Franchesco Totti dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...